Tumoret në mitër, ja pse prekin më shumë femrat që nuk lindin fëmijë

699
Sigal

MIOMËT BENINJE/ Prek më shumë moshat 35-45 vjeçe. Simptomat dhe diagnostikimi. S’ka mënyra parandaluese

 Miomët janë tumore “të mirë” beninj , mezenhimal të muskulaturës së lëmuar (prandaj, edhe quhen Leiomyma). Në aspektin epidemiologjik miomi është tumori më i shpeshtë i organeve gjenitale femërore (20-30% e femrave, ose, gati çdo e 4-ta femër preket nga ky tumor). Haset më së shpeshti në moshat 35-45 vjeçe, më shpesh te femrat që nuk kanë lindur fëmijë.

Shkaktarët

Shkaktarët e paraqitjes (etiologjia), si te rastet e shumicës së tumoreve, janë të shumtë. Këtu duhet përmendur defektin e receptorit progesteron (?), predispozicionin familjar, ndryshimet në kromozome (1, 7, 12, 14) janë duke u diskutuar. Është vërejtur se miomët qëndrojnë në varshmëri me hormonin estrogjen (rritje e theksuar gjatë shtatzënisë, tërheqje ose ndalim i rritjes në menopauzë dhe mosparaqitje e tyre në klimakterium dhe te fëmijët).

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf