STUDIMI AMERIKAN/ Mungesa e vitaminës D te nënat ka pasoja tek i porsalinduri

109
Sigal

Shkencëtarët amerikanë nga Qendra Mjekësore e Bostonit kanë njoftuar se në momentin e lindjes, 36% e nënave dhe 58% e foshnjave kanë mungesë të vitaminës D. Për nevojat e studimit është përcjellë niveli i vitaminës D në gjakun e nënave dhe të porsalindurve në 72 orët e para pas lindjes së foshnjës. Hulumtuesit tregojnë se mungesë e vitaminës D është vërejtur edhe te 30% e shtatzënave, të cilat në tremujorin e fundit të shtatzënisë kishin marrë vitaminë D në formë tabletash nga pesë herë në javë. Nivel më i ulët i vitaminës
D është vërejtur te foshnjat, nënat e të cilave po ashtu kishin pasur mungesë të
kësaj vitamine. Për më shumë nivel të ulët të vitaminës D kanë pasur edhe foshnjat
nënat e të cilave kishin mbipeshë, si dhe ato që kishin lindur në muajt e dimrit.