Gazeta Telegraf/
Së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit!
Dhjetëra gra e vajza, përfaqësues të
institucioneve më të rëndësishme, partnerë dhe organizatorë të fushatës kundër
kancerit të gjirit u mblodhën dje në
sheshin “Nënë Tereza” në FlashMob-in më të madh shqiptar duke kërcyer dhe
përcjellë mesazhe të forta, si pjesë e
një kauze aq të madhe siç është kujdesi dhe mbrojtja e shëndetit.
FlashMob-i më i madh
shqiptar, synoi dhe përcolli një mesazh
shprese të gjitha zonjave që vuajnë nga kanceri i gjirit dhe qëllimin për të
ndërgjegjësuar qindra-mijëra të tjera…
Fushata e suksesshme
#VishuBukurDheShkoTekDoktori solli në dyert e Spitalit Amerikan qindra gra për
kryerjen e kontrollit të gjirit; nga ato të shtresave në nevojë e vështirësi
ekonomike deri tek personazhet Vip dhe figurat të shquara të ekranit,
politikës, sportit dhe artit në vend.
Prezentë në këtë
aktivitet Zj. Brunilda Paskali, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe Dr. Shk.
Iris Allajbeu, shefe e Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan, si dhe të
tjerë përfaqësues të institucionit të Bashkisë Tiranë, partnerë mbështetës si
Shoqata “Njerëz dhe Ide”; Revista Who, dhe dhjetëra qytetarë e studente,
përshëndetën njëherazi dhe iu bashkuan kësaj nisme të ndërmarrë për t’ju ardhur
në ndihmë të gjithë grave dhe vajzave për sensibilizimin, mbështjeten e duhur
dhe kontrollin periodik për të parandaluar dhe diagnostikuar në kohë sëmundjen
e kancerit të gjirit, aq shumë të përhapur botërisht.
Spitali Amerikan,
gjithmonë si pjesë të punës së përkushtuar, në ndihmë të pacientëve, mundëson
dhe do të vijojë fushatën edhe përgjatë muajit Nëntor, duke ofruar ekzaminime,
asistencë mjekësorë dhe konsulencë të vazhdueshme nga mjekët radiologë
specialistë të ekipit të Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan dhe shërbime
nga të gjithë departamentet e tjera shëndetësore, me 50 % ulje për të gjithë
qytetarët.