Shkaktarët që nxisin ankthin në jetën e përditshme

505
Ankthi është një përjetim i përditshëm që prek çdo njeri për faktorë të ndryshëm dhe që dikë e godet më shumë e të tjerë më pak. Nëse vuani nga ankthi, nuk jeni vetëm. Çrregullimet e ankthit prekin 40 milionë amerikanë të rritur, sipas Lidhjes Amerikane të Ankthit dhe Depresionit. Shqetësimi i vazhdueshëm, pagjumësia, vështirësia në përqendrim e të gjitha këto përbëjnë ankthin. Çfarë i nxit këto ndjesi të panikut dhe shqetësimit?
Paratë!
Nëse përpiqeni të kurseni për një dasmë, një shtëpi apo po paguani borxhe që ngjajnë të papërballueshme, kjo mund t’ju bëjë shumë të stresuar dhe në ankth.
Fëmijët në shkollë
Nëse keni fëmijë që kanë vështirësi në shkollë dhe sado që përpiqeni t’i ndihmoni duket se nuk do t’ia dilni kurrë të bëni gjithçka vetë pa ndihmën e tyre, po përjetoni ankth të jashtëzakonshëm. Shpesh prindërit shqetësohen shumë për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë, e më tepër të atyre që paraqiten problematikë.
Largësia nga shtëpia
Ankthi mund të jetë një ndjesi e pashmangshme kur jeni larg shtëpisë dhe nuk keni kontakt të vazhdueshëm me familjarët tuaj. Përtej mallit të kuptueshëm, nëse jeni shumë të lidhur me zhvillimet më të fundit nga shtëpia, mos e nënvlerësoni ankthin që mund të gjenerojë prej largësisë.
E ardhmja
Mos u çudisni nëse e ardhmja është stresi i një grupi të madh njerëzish. Për nga natyra, njeriu kërkon siguri, e cila lidhet pashmangshmërisht me të ardhmen. Njerëzit që janë të pasigurt për të ardhmen, mund të jenë ata që provojnë më së shumti ankth.
Paragjykimet
Një fenomen shumë i përhapur dhe aspak i preferuar: komentet negative nga ata që na rrethojnë mund të kthehen në një makth për shumicën e njerëzve. Tregohuni të kujdesshëm që të mos e lejoni këtë të ndodhë. Nëse vlerësoni veten, pak rëndësi ka çfarë thonë të tjerët.

Puna
Si mungesa e përgjegjësisë ashtu edhe përgjegjësia e madhe mund të kthehen në një shkak për ankthin e përditshëm në mjedisin e punës. Jo çdo njeri është i sigurt në mjedisin e punës, ndaj merruni sa më shumë me trajnime ekstra, pasi mund të rezultojë në stres të padëshiruar.
Vetmia
Frika nga vetmia mund të jetë një nga llojet më të përhapura të ankthit, pasi tiktaku i orës biologjike, sidomos te femrat, mund të shkaktojë një ndjesi të padëshirueshme. Ankthi është më i vogël te personat çift.
Plakja
Ndjesia se trupi po e humbet bukurinë dhe fuqinë e zakonshme, mund t’i sjellë shumë njerëzve ide të errëta dhe t’i përfshijë në një ndjesi të paperceptueshme për të tjerët që nuk po kalojnë të njëjtën gjë. Një zakon i përhapur te shumë prej nesh, dëshira për të mbetur gjithnjë të rinj, është padyshim një ankth.
Sigal