PHD Anila Kalleshi/ Ja frutat që ju ngadalësojnë plakjen, forcojnë kujtesën dhe pastrojnë zorrët. 10 ushqimet më të këqia për acidin rifluks dhe ushqimet që dëmtojnë sistemin imunitar

854
Sigal

10 ushqimet më të këqija për acidin refluks

 

Të gjithë ushqimet që hani, “udhëtojnë” nëpërmjet gojës suaj, poshtë në ezofag dhe direkt e në stomak. Por, nëse keni acid refluks, gjërat mund të bëhen të dhimbshme. Shumë ushqime mund të përkeqësojnë acidin tuaj refluks duke ulur tonin e valvulës që ndan ezofagun nga stomaku, duke zgjatur kohë që ushqimi kalon në stomak ose duke shkaktuar që stomaku të prodhojë acid të tepërt në stomak. Janë gjithashtu dhe ushqime që shkaktojnë që stomaku të prodhojë më shumë acid, të cilat mund të kthehen në ezofag. Nëse vuani nga acidi refluks, mund t’ju duhet të eliminoni këto 10 ushqime “nxitëse” nga dieta juaj.

  1. 1. Domatet

E mbushur me acid citrik dhe malik, domatet dhe produktet e tyre-duke përfshirë salcën, supën, lëngun etj., mund të bëjnë që stomaku të prodhojë acid gastrik më shumë seç duhet (lënda kimike që është përgjegjëse për thyerjen e ushqimeve. Dhe kur volumi rritet, acidi mund të “detyrohet” të shkojë në ezofag. Megjithatë nuk mund të bëni dot shumë, sepse edhe domatet e gatuara nuk do të reduktojnë dot aciditetin e mjaftueshëm për të parandaluar acidin refluks. Nëse po bëni pica apo makarona, mos e përdorni si justifikim për të përgatitur një salcë të rëndë kremoze sepse ushqimet e larta në yndyrë mund të nxisin simptoma (më vonë). Në vend të kësaj, përpiquni të blini disa pesto të freskëta.

  1. Agrumet

Kërkimi i publikuar në “Annals of Otology, Rhinology & Laryngology” tregoi që limitimi i marrjes së acidit dietik mund të lehtësojë simptomat e acidit refleks, si kola apo zërin e ngjirur (edhe në ato pacientë që s’patën efekt nga mjekimet). Nëse vendosni, atëherë kufizimi i agrumeve është i nevojshëm. Rast: Ph-eashi i lëngut të limonit mund të jetë po aq i ulët sa dy, duke i bërë ato një nga ushqimet me më shumë aciditet në stomak. Megjithatë, agrumet e tjera si portokall dhe grejpfrut, mund të përkeqësojnë gjithashtu simptomat. Nëse keni uri, zgjidhni si opsion ananasin. Vetëm me sasi të vogla. Megjithëse teknikisht nuk është një agrume fryt, përmban disa acide citrike që mund të nxisin acid refluks.

  1. Qepët

“Qëndroni larg qepëve. Lidhja mes tyre dhe acidit refluks është e qartë”. Jo vetëm që ulin presionin me të cilin sfinkteri i ezofagut të ulët (LES), mbyllet për të ndarë stomakun nga ezofagu, por sipas “Oklahoma Foundation” për “Digestive Research” në pacientët me refluks acid, konsumimi i qepëve rrit kohën që stomaku ka një pheash më të ulët se 4 (sa më i ulët pheashi, aq më i lartë aciditeti), dhe përkeqëson urthin dhe gromësimat. Për fat të keq, gatimi i qepëve nuk ka shumë efekt në aciditetin e tyre, kështu që nëse jeni tepër të pasionuar pas qepëve, ju mund të provoni të hani qepë jeshile në doza të vogla për të parë si ndikon në refluksin acid.

  1. Pije të gazuara

Numri i pijeve të gazuara që ju pini është një tregues i rrezikut të urthit. Pse? Gazrat e lëshuar nga pijet e gazuara rrit presionin gastrik. Pra, të gjitha ato flluska fillojnë e shtyjnë në stomakun tuaj dhe duke detyruar që sfinkteri ezofageal të hapet. Dhe ndërkohë që flluskat janë të dëmshme për barkun tuaj, soda-t mund të shfaqin akoma dhe më shumë probleme. Shumë prej tyre përmbajnë kafeinë ( e cila në shumë njerëz, mund të nxisë simptoma të refluksit acid) dhe gjithashtu përmbajnë sasi të larta acidike. Dhe sodat dietike janë akoma dhe më keq, pasi kanë një pheash ndërmjet 2.5 dhe 3.7.

  1. Alkooli

Një pije mund t’ju qetësojë më shumë sesa humori juaj. Gjithashtu relakson LES, duke lejuar acidin gastrik të shtyjë deri në ezofag dhe të shkaktojë atë ndjesi të tmerrshme djegieje që pacientët me refluks acid e dinë mjaft mirë. Nëse pini, mund të anashkaloni një sulm të fortë të acidit refluks duke shmangur pijet e gazuara si birra dhe shampanja, thotë ai. Dhe duhet të keni kujdes nga përzierjet si lëngjet acidike dhe soda-t e gazuara.

  1. Ushqimet djegëse

Janë ushqimet më të zakonshme për të cilat pacientët me refluks acid ankohen më së shumti, por kërkimet tregojnë që ushqimet djegëse nuk ndikojnë në presionin me të cilin sfinkteri ezofageal mbyllet. Problemi mund të jetë, që ushqimet djegëse irritojnë ezofagun. Për më shumë, nëse gjella përmban qepë dhe madje shumë erëza djegëse, ato mund të kontribuojnë në shumë simptoma të refluksit acid,

  1. Ushqimet yndyrore

Yndyrnat treten ngadalë, që do të thotë se ata kalojnë më shumë kohë duke u varur në stomak – duke i dhënë më shumë mundësi acidit gastrik që të punojë drejt e deri në ezofagun tuaj. Megjithatë, problemi më i madh me lëndët ushqyese me yndyrë të lartë është që mund të nxisin shtim në peshë. Studimi i botuar në “Alimentary Pharmacology & Therapeutics” tregon se obeziteti shkakton disfunksione ezofageale që lidhen me simptomat e refluksit acid. Nëse doni të ngopeni me një vakt me yndyrë, merrni sasi të vogël dhe konsumojeni të paktën disa orë para se të shkoni në shtrat. Nëse shtriheni në shtrat me ushqim që tretet ngadalë, ju rrisni rrezikun e një urthi në mes të natës.

  1. Kafeja

Ndërkohë që ekspertët nuk janë të sigurt pse, kur konsumohet në sasi të mëdha, kafja ka qenë e lidhur për kohë me radhë për rritjen e prevalencave të simptomave të acidit refluks. Për shembull, në një studim gjerman, studiuesit zbuluan që kafja e kafeinuar rrit simptomat te pacientët me acid refluks- një efekt që do të ishte më i vogël nëse kafja do të ishte e dekafeinuar. Megjithatë, kafeina nuk shfaqi ndonjë ndikim në simptoma kur pacientët e konsumuan në caj. Nëse pini kafe, zgjidhni opsione si kokrra të errëta e të pjekura mirë pasi ato janë më pak acidike dhe tolerohen më mirë nga pacientët që vuajnë nga refluksi acid. Dhe më e mira është që ta limitoni në një filxhan.

  1. Çokollata

Juria nuk është e sigurt nëse kafeina në çokollatë nxit simptomat e acidit refluks, por studiuesit nga “University of Michigan Health System” treguan që kur njerëzit me acid refluks hanë çokollatë, sasitë e mëdha të serotoninës lëshohen nga zorrët, e cila shkakton LES për t’u çlodhur. Për më shumë përmbajtja e lartë yndyrore në çokollatë mund të luajë një rol në nxitjen e simptomave të acidit refleks – siç mundet kakaoja. Kjo do të thotë që ndërsa çokollata e zezë është në përgjithësi e shëndetshme, paketimi i një përqindjeje të madhe të kakaos së pasur me antioksidantë dhe me përmbajtje të ulët të sheqerit të rafinuar të krahasuar me çokollatën me qumësht, mund të nxisë simptoma më të rënda në njerëzit që vuajnë nga refluksi.

  1. Mentja

Kjo është paksa e ndërlikuar në stomak. Ndërkohë që mentja mund të përdoret për të reduktuar problemet me tretjen në njerëzit pa refluks acid, në ato njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje mund të nxisë shfaqjen e urthit. Kjo për shkak se është një karminativ, që do të thotë që mund të parandalojë gazrat të formohen në traktin gastrointestinal, si dhe të ndihmojë trupin ta dëbojë atë- ky mentol qetësues mund të relaksojë LES. Kështu që nëse keni dëshirë të pini një caj menteje në mbrëmje Frissora thotë që mund ta konsumoni ose të holluar me ujë (kujdes me limonin ose ta zëvendësoni me çaj xhinxheri që është qetësues për traktin tretës.

Ngadalësoni plakjen me një grusht lajthi

 

Personat e moshuar, të cilët shtojnë lajthia në dietën e tyre për vetëm pak muaj kanë rritje dramatike në nivelet e nutrientëve që ua forcojnë trurin.

Lajthitë përmbajnë magnez dhe vitaminë E, që të dyja këto e ngadalësojnë procesin e plakjes apo dobësimit të trurit.

Ekspertët shëndetësorë kanë shtuar se lajthitë përmbajnë edhe përbërës, të cilët i luftojnë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje ju ndihmojnë edhe të humbni peshë.

 

Studimi: Fast food shkakton infeksion

 

Hulumtuesit në Universitetin e Bonit në Gjermani kanë zbuluar se një ‘Ushqimi Perëndimor’ – i pasur me sheqerna të rafinuara, kripë dhe yndyrë të ngopur – po shkatërron sistemin tonë imunitar.

Kjo dietë “e rafinuar” perëndimore po i tregon sistemit tonë imunitar se ekziston një infeksion që duhet të luftojë.

Shkencëtarët thonë se këto ndryshime epigjenike, madje mund të kenë rrjedhën e efekteve për fëmijët tuaj të palindur dhe nipërit e mbesat.

Lajmi i mirë është – thonë shkencëtarët – ne mund ta ndryshojmë dëmin, nëse ndryshojmë dietën tonë duke përfshirë; fruta e perime.

Një përzierje efikase për një pastrim të zorrës së trashë

 

Kapsllëku kronik, sindroma e zorrëve të irituara, zorrët poroze dhe probleme të tjera me sistemin tretës janë një problem mjaft shqetësues për shumë njerëz, pasi zorra e trashë ka një punë të rëndësishme në eliminimin e mbetjeve dhe është esenciale që të funksionojë mirë. Një pastrues i zorrës së trashë i përgatitur në kushte shtëpie mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe toksinat nga trupi juaj që sjellin probleme në trup.

Metoda 1

Mollë, kripë deti, xhinxher dhe limon

Ju duhet një gotë e gjatë dhe lugë. Për të filluar, vendosni 300 ml ujë në një tigan. Duhet të ngrohni ujin, por jo ta zieni, në mënyrë që mund ta pini ujin në një temperaturë të sigurt. Në momentin që është i ngrohtë, vendoseni në gotë. Më pas shtoni kripën e detit, një pjesë të saj, ujë dhe më pas përzieni. Kripa e detit do të ndihmojë në çlirimin e toksinave, shtytjen e mbetjeve përmes trupit dhe së fundmi do të përmirësojë tretjen. Shtoni lëng molle, lëng xhinxheri dhe lëng të freskët limoni. Përzieni.
Xhinxheri është i mrekullueshëm, pasi redukton fyerjen ndërkohë që stimulon zorrën e trashë, duke e mbajtur të pastër nga mbetjet dhe toksinat e dëmshme. Dhe mos të harrojmë limonin. Lëngu i limonit ndihmon në tretje, detoksifikim, dhe ka sasi të larta të vitaminës C, duke e bërë një antioksidant të shkëlqyer.

-Si të veproni:
Pijeni në mëngjes me stomak bosh. Më pas sërish përpara një dreke të lehtë, preferohet perime në avull dhe salmon, dhe më pas në mes të pasdites. Pini 6-8 gota me ujë të temperaturës së dhomës përgjatë ditës. Mund të jetë më mirë të ngadalësoni konsumin e likuideve pas orës 5, që të mos qëndroni zgjuar gjithë natën për të shkuar në banjë.
-Rreziqet
Konsumimi i kësaj pije nuk paraqet ndonjë problem, por duhet të konsultoheni me mjekun, nëse jeni shtatzënë, keni ndonjë sëmundje, vuani nga alergjitë ose po merrni ilaçe për një gjendje tjetër shëndetësore.

Pija për pastrimin e zorrës së trashë
-Totali i kohës: 5 minuta

Përbërësit:
-1/2 e kupës së një lëngu molle të bërë vetë
-2 lugë gjelle lëng të freskët limoni
-1 lugë çaji xhinxher
-1 lugë çaji kripë deti
-1/2 e kupës ujë të ngrohtë të purifikuar