Vdekja e ushtarakes në Letoni, Basha: Dëshmorja e dytë shqiptare për Aleancën, lutjet e mia tek familjarët e Zarifës

420
Sigal

“Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes”. Kështu shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa reagon me një mesazh ngushëllimi pas humbjes tragjike të efektives sonë të FA, gjatë misionit në Letoni.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se “Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, si dhe uron shërim të shpejtë për dy efektivët e tjerë të plagosur.

Postimi i Bashës:

Me tronditje dhe dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura Zarife Hasanaj gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes. Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë.

Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Duke ju uruar shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, lutem që shpirti i efektives Hasanaj të prehet në paqe!