Ç’po ndodh me Jose Mourinhon? Ka ulur piacën, gati të rikthehet si trajner në një kampionat të çuditshëm

448
Sigal

Pas shkarkimit nga stoli i Manchester United, Jose Mourinho është në kërkim të një pune të re.

Mediat britanike shkruajnë se portugezi mund të emërohet në krye të Sëlltikut.

Klubi i Gllasgout, i porsashpallur kampion në Skoci për të tetin vit radhazi, ka kërkuar shërbimet e trajnerit portugez, i cili në krahun tjetër e ka marrë në vlerësim.

Objektivi i Murinhos është të rikthehet sa më shpejt në aktivitet, ndaj mund të pranojë edhe një kampionat modest.

Një rol të rëndësishëm në bisedime do ketë si gjithmonë Jorge Mendes, menaxheri i vetë Murinhos.

Në fakt, siç mësohet, ky i fundit po punon për të transferuar “Specialin” te PSG-ja ose Bajerni i Mynihut, por pa sukses.