Gabimet që bëjmë kur përdorim tualetet publike kanë pasoja të rënda

625
Frika e përhapjes së ndonjë sëmundjeje infektive nga përdorimi i tualeteve publike është një nga shqetësimet që ngrihet nga njerëzit, apo nga pacientët që drejtohen tek mjeku kur kanë ndonjë problem. Sipas mjekes së NHS-s Preethi Daniel, ky është një problem për të cilin të gjithë duhet të shqetësohen dhe ta marrin seriozisht.
Shumë çifte debatojnë me njëri tjetrin duke dyshuar se njëri partner nuk ka higjienë të pastër dhe i ka transmetuar infeksionin gjatë marrëdhënieve seksuale. Por mjekia thotë se sëmundja që prek organet gjenitale të tilla si Clamidia, Gonorreja ose Sifilizi, merren nga përdorimi e tualeteve publike.
Në një intervistë të gjerë për Healthista ajo thotë: Mikrobet transferohen drejtpërdrejt nga vendi i tualetit, me të cilën krijohet një kontakt me organin gjenital kryesisht nga femrat, ose nëpërmjet një gërvishtje apo një plage të vogël tek të pasmet ose tek këmbët.
Njerëzit kanë më shumë gjasa të infektohen nga tualetet publike sesa nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura . Ajo tregon gjithashtu se nga mungesa e higjienës dhe mikrobet në banjot publike, mund të prekeni nga Salmonela ose E-coli. Doktoresha paralajmëron se dyshemeja e tualeteve publike ka miliona baktere të rrezikshme për shëndetin.
Kështu duke u përpjekur për të shmangur një infeksion të urinës nga vendi i tualetit, mund të çojë në marrjen e një infeksioni tjetër të rrezikshëm. Dhe si ndodh kjo? Ajo shpjegon se ka shumë persona të cilët kryejnë nevojat duke nxituar, e duke mos i kushtuar rëndësi higjienës, duke ekspozuar trupin tek bakteret potencialisht të dëmshme.
Ajo jep këshilla të forta për të shmangur infeksionet nga tualetet publike. Lani duart mirë pas përdorimit të tualetit. Mbani një produkt anti bakterial për mbrojtje shtese. Mbuloni ndenjësen me letër higjenike para se të uleni. Por edhe mund ta pastroni me produkte anti bakteriale duke vënë doreza. Doktoresha thotë se higjiena duhet të jetë maksimale dhe duhet treguar shumë kujdes kur kryeni nevojat në tualetet publike.
Sigal