Përveç frutave, ka dhe diçka tjetër që duhet të filloni të hani

334
Sigal

Gjithë çfarë na hahet me shumicë gjatë verës janë frutat, por ajo që ndoshta s’dini apo injoroni janë të mirat që vijnë nga lëkura e tyre.

Shumica prej nesh i hedhin lëkurat e frutave në kosh kur në fakt, ajo që duhet të filloni të bëni, është t’i hani. Lëkurat e frutave, jo vetëm janë të ngrënshme, por të mbushur me ushqyes të mirë për shëndetin.

Lëkura mund të përmbajë 3-4 herë më tepër fibra se sa fruti brenda. Fibrat janë të rëndësishme për trupin, pasi largojnë toksinat. Lëkura përmban gjithashtu antioksidantë dhe vitamina dhe është e varfër në kalori, yndyrna dhe sheqerna.

Për disa fruta si portokallet, lëkura përmban shumë më tepër vitaminë C se lëngu. Lëkura e portokalleve të freskëta përmban vitamina A, B dhe minerale si zinku, kalciumi, seleni dhe mangani. Si t’i konsumoni? Futini në sallatë ose shtoni pak lëkurë perzierjen e një lëngu frutash.

Lëkura e bananeve rrit nivelet e serotoninës, e cila përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore. Ajo është burim i mirë kaliumi dhe mban fibra të tretshme (ul nivelet e kolesterolit të keq) dhe të patretshme (e mban traktin gastrointestinal në lëvizje). Në disa vende të botës është i zakonshëm gatimi i lëkurave të bananes. Ju shtoni një copë lëkurë në një lëng të shtrydhur ose bëjeni pure dhe hidhni disa lugë të vogla në recetat e kekut.

Lëkurat e shalqinit janë një tjetër burim i vitaminës C, vitaminës B6 dhe citrulinës, një aminoacidi që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimine gjakut. Hiqni lëkurën jeshile, ndërsa lëkurën e bardhë futeni në mikser dhe shtrydheni bashkë me pjesën rozë të shalqinit.

Këshillë: Bëni kujdes me larjen e tyre dhe mos harroni farat! Farat e ananasit janë pak të forta, por shumë ushqyese dhe me efekte pastruese për trupin.