Mënyra si ecni zbulon shumë për ju: Mësoni ku bëni pjesë

521
Sigal

Një studim i veçantë i kryer nga Caleb Backe, një ekspert i shëndetit dhe mirëqenies, tregoi mënyrën e ndërlidhjes së ecjes me tiparet e personalitetit të njerëzve

Këto kategorinë tregojnë se si stili juaj i ecjes zbulon personalitetin tuaj:

1. Ekzekutiv

Nëse jeni një ekzekutiv, ju ecni me hapa shumë të shpejt. Ju ecni me besim dhe kokën lart, andaj keni tendencë të zhyteni në mendimet tuaja. Nuk ju interesojnë ata që janë rreth jush, dhe mund të përplaseni lehtësisht me të tjerët.

2. Korrektues

Nëse jeni një korrektues, ju zakonisht ecni me hapa të vegjel. Shmangni kontaktin me sy me gjithë ata që ju rrethojnë. Kjo për shkak se këta persona janë introvertë dhe të trembur.

3. Politikani

Nëse jeni politikan, shpesh ecni me gjallëri duke mbajtur kokën lart, gjoksin përpara dhe shpatullat mbrapa. Ju dëshironi mirënjohje dhe vlerësim. Ju gjithashtu shijoni sfidat, dhe mësoni rreth përvojave të reja.

4. I brengosuri

Nëse jeni i brengosur, prireni të ecni shumë ngadalë dhe me kujdes. Ju zakonisht bëni hapa të shkurtër. I mbani sytë në tokë, dhe kështu ka tendencë që të jeni introvertë e të zhytur në mendime.

5. Mbështetësi

Nëse jeni një Mbshtetës, ju keni tendencë të bëni hapa të sigurt. Jeni bashkëpunues dhe dëgjues të mirë. Këta persona janë të dobishëm dhe besnikë.