OBSH ngre alarmin: Ky virus do të rikthehet nëse ne…

184
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetit, përmes drejtorit të përgjithshëm të saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se numri i rasteve të reja me COVID-19 në botë është në rritje.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kjo ka ndodhur pas shtatë javësh ku rastet ishin në rënie. Tedros e quajti rritjen e infektimeve si zhgënjyese, por jo befasuese referuar situatës në të cilën ndodhet bota sot.

Më tej ai i bëri thirrje vendeve që të mos i lehtësojnë masat dhe të luftojnë deri në fund shkëputjen e zinxhirit të infeksionit.

Ndërsa drejtuesja teknike e OBSH për COVID-19, Maria Van Kerkhove u shpreh se: “Ne duhet të bëjmë një paralajmërim të ashpër për të gjithë: ‘ky virus do të rikthehet nëse e lejojmë, por ne nuk mund ta lejojmë atë’.”

Deri më tani, janë regjistruar rreth 15 milionë të infektuar në të gjithë botës, ndërsa më shumë se 2.5 milionë kanë vdekur nga sëmundja