Një kafe në mëngjes, pasdite apo..?

610
Kafja e ekspres e pasdites vonë, mund të na hapë sytë nëse ndihemi pak të përgjumur. Në fakt, cila është koha ideale për kafen e mëngjesit? Nga ora 9:30 deri më 11:30 të mëngjesit është periudha e duhur, sipas shkencëtarëve dhe farmakologëve. Përgjigja e pyetjes së miliona personave të dhënë pas kafeinës jepet nga Steven Miller, shkencëtari dhe hulumtuesi i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Maryland të Shteteve të Bashkuara. Miller shpjegon se një zgjedhje e kujdesshme e kohës për një kafe gjatë ditës na mbron nga varësia ndaj saj.
Kompleksi i brendshëm që e mban organizmin të sinkronizuar me ritmet natyrale rregullohet nga grupe neuronesh të specializuara për këtë proces. Këto qeliza nervore kontrollojnë funksionet themelore të gjumit dhe çeljes së syve. Rreth orës 8:00-9:00 të mëngjesit, kur sapo zgjohemi nga drita e parë që shohim, niveli i kortizolit në gjak arrin një kulm. Ky është momenti ku jemi më të zgjuar dhe të konsumosh kafe në atë orë rrezikon të bëhesh i varur ndaj kafes. Më mirë ta konsumojmë në fashën e orarit 9:30-11:30, kur niveli i këtij hormoni ulet fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e radhës (që vjen mes orës 12:00 dhe 13:00). Nëse nuk ju pëlqe të ngriheni para orarit ideal, sugjeron shkencëtari, përpiquni të ekspozoheni në sa më shumë dritë natyrore të jetë e mundur.
Sigal