Ne prekemi nga dy lloje hipertensioni, dytësor dhe kryesor. Ja si t’i dallojmë ato

568
Sigal

TENSIONI I LARTE I GJAKUT/ Kujdes kur keni dhimbje koke në mëngjes, gjak nga hundët, skuqje të fytyrës dhe marramendje

Rreth 10 % e rasteve me hipertension janë rezultat i një problemi tjetër, si p.sh: sëmundje veshkash, tumor adrenal, ngushtim i aortës etj.. Në këto raste hipertensioni quhet DYTËSOR, sepse vjen si pasojë e një sëmundje tjetër. Në këto raste kur sëmundja tjetër që shkakton hipertensionin zhduket edhe hipertensioni zakonisht zhduket bashke me të. Tipi tjetër i hipertensionit quhet HIPERTENSION KRYESOR. Ky lloj hipertensioni prek 90 % të të sëmurëve me hipertension. Shkaktari i tij ende nuk njihet. Por besohet se është rezultat i shumë faktorëve si: trashëgimia, mbipesha, mënyra e të ushqyerit, mungese e aktivitetit fizik etj..

Simptomat

Hipertensioni quhet ndryshe edhe “vrasës i fshehtë”, sepse shpesh mbetet i padiagnostikuar. Ka njerëz që as e kanë marrë vesh ndonjëherë se kanë patur hipertension. Sëmundja përkeqësohet gradualisht dhe kjo ndodh gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe jo brenda pak ditësh prandaj është e vështirë që të kuptohet nga vetë personi që në fillim. Megjithatë ka disa simptoma të hershme që mund t’i kujtohen çdo personi me hipertension:

per me teper lexoni Gazeten Telegraf