Mos u surprizoni nëse këto muaj zbuloni se dyshja Hailey-Justin mund të jenë në pritje të ëmbël!

171
Sigal

Justin Bieber është gati të mirëpresë një tjetër “Baby” në jetën e tij. Të premten, 8 tetor, Amazon Studios publikoi dokumentarin e Justin “Our World”. Në një skenë, këngëtari i “Baby” flet me gruan e tij për planet e të ardhmes dhe për dëshirën e të paturit një bebush të vogël këtë vit.

“Synimi im për vitin 2021 është që të vazhdoj të vendos synime dhe të argëtohem gjatë realizimit të tyre. Të sigurohem që ta vendos familjen time në radhë të parë me shpresën se do të na bashkohet dhe një bebush i vogël”, i thotë këngëtari 27-vjeçar modeles.

“Në 2021?!”, pyet Hailey. Justin i përgjigjet se shpresa e tij është të fillojnë përpjekjet në fund të vitit 2021 dhe 24-vjeçarja i përgjigjet me “Do të shohim”.

Nëse nuk e keni vënë re, jemi drejt fundit të 2021-shit, prandaj nuk do ishte habi që të dëgjonim diçka gjatë këtyre muajve.

Megjithatë, në të kaluarën, Justin Bieber e ka bërë të qartë se çdo vendim për fëmijët i takon Hailey.

“Unë mendoj se varet nga Hailey sepse është trupi i saj,” i tha Justin Ellen DeGeneres në emisionin e saj në mars 2020.

Disa muaj më vonë, në dhjetor, ai përsëriti:

“Unë do të kem aq [fëmijë] sa Hailey dëshiron të bëjë. Është trupi i saj, prandaj ajo zgjedh”.