Degradon keq sherri mes disa personave në Korçë, një prej tyre përfundon në spital i plagosur

189
Sigal

Një konflikt i çastit në të cilin u përfshinë disa persona ka degraduar në dhunë fizike dhe në përdorimin e sendeve të forta. Njëri prej tyre ka marrë edhe plagë të rënda në trup.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dritat e Verdha” në qytetin e Korçes.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i dëmtuari ka marrë fraktura në trup por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes