Mjeku në familje/ Si mund t’i parandalojmë sëmundjet e stomakut, shkaktarët, simptomat dhe trajtimi. Ja përgatitja e recetave bimore për nervin shijatik, leuçeminë dhe gurët në tëmth

MJEKIME POPULLORE
Nervi shiatik
Bima e Urthit
Për të përmirësuar dhimbjet e shpinësdhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 min. pasi kullohet pini një filxhan në mëngjes esëll dhe një filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon një muaj.
Leuçemia
Aloe Vera
Tek të sëmurët me sëmundjen e leuçemisë merrni 1 litër xhel Aloe Vera dhe 300 gr vodka përzihen bashkë. Lihen 5 orë dhe pihen 3 herë nga 50 ml para buke për 2 muaj rresht derisa të keni një përmirësim të dukshëm.
Gurë në tëmth
Bimë Pelini
Çdo mëngjes esëll merrni 1 majë luge pluhur bime pelini e tretur në çaj, qumësht, supë. Mjekimi vazhdon 20 ditë. Bëhen 10 ditë pushim. Kjo kurë përsëritet edhe 2-3 herë të tjera.

INTERVISTA/ Flet Dr. Valdete Malaj në Poliklinikën Qendrore, “Rritet shpeshtësia e ulçerës te duhanpirësit”

Sigal

Ulçera zhvillohet si pasojë e prishjes së ekuilibrit të faktorëve mbrojtës dhe
atyre agresivë. “Me termin ulçera duodenale kuptohet një dëmtim i mukozës dhe submukozës gastrike ose duodenale që shkakton gërryerje të këtyre shtresave nëpërmjet procesit të saj inflamator aktiv që arrin zakonisht zero më shtresën muskulare të stomakut
dhe duodenit. Ulçerat kanë natyrë kronike dhe ecuri përsëritëse”, kështu shpjegon Dr.Valdete Malaj, mjeke gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3. Në një intervistë
për gazetën “Telegraf” ajo thotë se kemi dy lloj ulçerash gastrike dhe duodenale. Ulçera mund të themi kur dëmtimi i mukozës arrin në 5 ml thellësi.
Ulçerat gastrite dhe duodenale kanë të përbashkëta por edhe ndryshime mes tyre.
KUSH JANË FAKTORËT KRYESORË NË SHFAQJEN E ULÇERËS?
Për këtë kemi faktorët parësorë dhe dytësorë. Si faktor parësore tashmë është i njohur efekti ndikues i bakterit H. Pylorit, por edhe si një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve ulçeroze. Një shkak tjetër parësor është përdorimi i preparative antiinflamatore jo steroid
(preparate reumatizmale dhe aspirina). Një shkak parësor është edhe predispzicioni gjenetik. Për këtë është vënë re se kemi një shpeshtësi të të sëmurëve ulçerozë që i përkasin të
njëjtës familje. Faktorët dytësorë që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve jo shumë por që njihen si favorizues. Këtu përfshihet duhani. Shpeshtësia e ulçerës tek duhanpirësit është më e lartë sesa tek ata që nuk konsumojnë duhan. Stresi psikologjik dhe fizik mund të shoqërohet me mbiprodhim të acdit klohidrik HCl dhe dëmtimin e funksionit fiziologjik të stomakut që shkakton ulçera të stresit. Kjo krijohet pas traumave, aksidenteve, ndërhyrjeve kirurgjikale dhe djegieve. Dieta e njohur Si mund t`i parandalojmësëmundjet e stomakut
edhe kjo si shkak dytësor. Disa faktorëdietikë shkaktojnë shqetësim me natyrë
dispeptike dhe mund të agravojnë simptomatologji të ulçerës. Sidomos për
shkak të kafesë, alkoolit dhe ushqimeve pikante.

CILI ËSHTË TRAJTIMIKRYESOR TEK TË SËMURËT?
Ekzaminimi endoskopik kryehet me anëne një sonde me pajisje optike e cila bën të
mundur shikimin optik nga goja e deri në zorrën e hollë. Ky lloj ekzaminimi është më i saktë dhe eksploron me saktësi të gjitha rajonet e segmentit digjestiv.

ÇFARË NDËRLIKIMESH SJELL SHFAQJA E KËSAJ PATOLOGJIE?
Një ndërlikim kryesor është hemorragjia. Është ndërlikimi më i shpeshtë dhe ndodh si pasojë e dëmtimit të ndonjërës nga enët e gjakut ose gërryerjes së mukozës së stomakut. Kjo më shpesh ndodh tek moshat e mëdha mbi 60 vjeç dhe tek ata që përdorin aspirinë. Stenoza pyloro bulbare kuptohet ngushtimi i kanalit pilorik si pasojë e ecurisë kronike e ulçerës sidomos kur nuk trajtohen. Zakonisht shenjë e stenozës është me të vjella tek I sëmuri. Perforacioni është një ndërlikim jo i rrallë i ulçerës. Ai kupton depërtimin e kraterit ulçeroz nëpër të gjitha shtresat e murit të stomakut dhe duodenit duke krijuar komunikim të stomakut me kavitetin abdominal (pra me lëngjet e barkut).

PARIMET E TRAJTIMIT TË SËMUNDJES SË ULÇERËS?
Disa nga parimet e trajtimit të sëmundjes së ulçerës janë: Mjekimi i gjendjes së hiperaciditetit duke përdorur preparate të cilat ulin nivelin e prodhimit të acidit klorhidrik. Ç`rrënjosjen e bakterit H. Pylori duke përdorur preparate antibakteriale. Vendosjen e një regjimi të përshtatshëm higjieno- dietetik që realizohen një shërim të shpejtë.

Disa faktorë dietikë shkaktojnë shqetësim me natyrë dispeptike dhemund të agravojnë simptomatologji të ulçerës. Sidomos për shkak të kafesë, alkoolit dhe ushqimeve pikante

Këshillat higjieno dietetike
Këshillohet që për të parandaluar ulçerën të shmanget përdorimi i medikamenteve që dëmtojnë mukozën gastro- duodenale si: aspirina, indometacionë, voltaren, kortizon etj. E nevojshme është ndalimi i duhanit, alkoolit dhe kufizimi i kafeinës.