Çaji i bardhë, një ilaç për 8 sëmundje

509
Çaji i bardhë ka një spektër të madh të ndikimeve në trup, dhe një numër të madh të përfitimeve për shëndetin. Çaji i bardhë bëhet nga sythet e reja dhe gjethet shumë të reja të thara lehtësisht. Për shkak të përpunimit të kujdesshëm dhe shumë të lehtë, gjethet përmbajnë të gjithë antioksidantet e veta të rëndësishme. Çaji i bardhë kërkon kujdes dhe mund të madh për t’u prodhuar. Zgjidhet një lloj i veçantë i shkurreve të çajit, zakonisht disa vite para të korrave të para. Sythet dhe gjethet avullohen dhe thahen ngadalë. Çaji i bardhë ka një spektër të madh të ndikimeve në trup, dhe një numër të madh të përfitimeve për shëndetin.
Parandalimi i kancerit
Çaji i bardhë ndoshta posedon forcën për luftë kundër qelizave kancerogjene dhe shumë llojeve të ndryshme të kancerit, siç është kanceri i zorrës së trashë, prostatës dhe stomakut. Flavonoidet, një lloj i antioksidantëve, zvogëlojnë rritjen e qelizave të kancerit dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave të reja. Në disa raste, çaji i bardhë ka pasur sukses si edhe ilaçet me recetë, por pa efekte anësore.
Tensioni i ulët i gjakut
Studimet tregojnë që çaji i bardhë mund të përmirësojë funksionimin e artereve. Ndihmon në uljen e tensionit të rritur të gjakut. Pasi që ndihmon enët e forta dhe të shëndetshme të gjakut, çaji i bardhë mbron nga sulmi shkatërrues i trurit.
Nivelet më të ulëta të kolesterolit
Katekinet, grupi tjetër i antikoksidantëve, zvogëlojnë kolesterolin, ndërsa çaji i bardhë është përplot me to. Kolesteroli është lloj i veçantë i yndyrave të nevojshme për shëndetin. Ekziston kolesteroli i mirë dhe i keq, ndërsa çaji i bardhë rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe zvogëlon nivelin e të keqit.
Mbrojtja e zemrës
Çaji i bardhë mbron zemrën dhe tërë sistemin e qarkullimit të gjakut. Hulumtuesit po ashtu kanë zbuluar që njerëzit të cilët pinë 2 ose më shumë filxhanë çaj në ditë kanë gati 50 për qind probabilitet më të vogël që do të vdesin pas sulmit në zemër. Çaji i bardhë është në të vërtetë eliksir i jashtëzakonshëm për zemër.
Eshtrat e forta
Studimet zbulojnë që njerëzit të cilët kanë pirë çaj rregullisht kanë pasur dendësi më të madhe të eshtrave, për dallim nga ata që nuk kanë pirë. Çaji i bardhë po ashtu mund të ketë efekte pozitive tek të sëmurët nga artriti dhe osteoporoza.
Efekti antibakterial dhe antivirusal
Çaji i bardhë është vrasës natyral i baktereve dhe viruseve. Antioksidantët mbrojnë tërë sistemin e imunitetit, duke ofruar mbrojtje nga një varg i gjatë i sëmundjeve, transmeton Koha.net. Parandalon ftohjen dhe gripin, ndërsa mund të lehtësojë edhe simptomat e atyre që janë të sëmurë me HIV.
Shëndeti i dhëmbëve dhe i mishit të dhëmbëve
Çaji i bardhë përmban sasi të vogël të fluoridit dhe materieve tjera ushqyese të cilat i ruajnë dhëmbët të fortë dhe të shëndetshëm. Po ashtu shkatërron bakteret që shkaktojnë plakun dhe erën e keqe.
Lëkura e shëndetshme
Radikalet e lira që shkaktohen nga ekspozimi i gjatë në diell, stresi dhe ushqimi i keq mund të dëmtojnë lëkurën dhe të shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës. Çaji i bardhë mbron lëkurën dhe ndihmon të parandalohet dëmtimi. Pirja e çajit të bardhë nxit lëkurën e shëndetshme dhe me shkëlqim.
Sigal