Mjekësi/ OBSH, mbi 65 % e popullsisë përdor ilaçe popullore, ja si kurohet diabeti, steriliteti, plakja, alergjitë, hipertensioni etj

92- Fara e zezë parandalon reaksionet alergjike 
Studiuesit amerikanë thonë se fara e zezë shëron çdo sëmundje, përveç vdekjes. Sipas tyre, ky ilaç bimor normalizon imunitetin e njeriut. Fara e zezë është një artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anësore apo negative. Kjo bimë mund të mënjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripale. Mjekët rekomandojnë përdorimin e vajit të farës së zezë si masë mbrojtëse kundër sëmundjeve nga të ftohtit dhe gripeve të ndryshme.

93- Vitamina E parandalon sterilitetin 
Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”. Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet. Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile.

Sigal

94- Natriumi rrit presionin e gjakut
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit.

95- Temperatura e lartë, largohet me çaj dardhe
Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit. Prej saj romakët prodhonin një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të thara, ose 60-70 gramë lëvore të njoma. Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen të ziejnë për gjysme ore. Çaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët.

96- Bananet të dobishme kundër infeksioneve
Përveç vitaminave të shumta të ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese.

97- Vitamina C, ilaçi për personat me diabet
Studimet e reja kanë dëshmuar që vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti. Tanimë është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmtimin e disa llojeve të lëkurës. Po ashtu është konstatuar se pa ndërhyrjen nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtuar të sheqerit në gjak, këto molekula shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe humbjen e shikimit. Shkencëtarët thonë se vitamina C është shumë e dobishme dhe kuruese në këtë drejtim, mirëpo efekti i saj nuk është i menjëhershëm, por afatgjatë.

98- Specat djegës lehtësojnë dhimbjet
Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional. Testet preliminare me anestetikë të tillë kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenjës në ato zona ku është përdorur. Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë tjera jo të dhimbshme.

99- Mjalti zbut kollën natën
Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit.

100- Pica ndihmon kundër plakjes
Pica kundër rrudhave. Është një picë e re e ideuar nga një ekspert i ushqimit dhe biokimist italian, ndërsa është bërë pjesë e një zinxhiri të picerive, por që në të njëjtën kohë ka nxitur edhe polemika te njerëzit, që thonë se është cenuar kuzhina nacionale. Pica prej miellit integral dhe zarzavateve, e emërtuar Primula, ka tri herë më shumë fije dietale sesa pica e zakonshme, si dhe më shumë magnez e hekur. Kjo picë nuk guxon të ketë më pak se tetë lloje të perimeve dhe ato nga perimet të cilat ndihmojnë në luftën kundër plakjes, si domate, hudhër, kërpudha, karota dhe spinaq.