E thonë studiuesit/ Për bel të hollë dhe më pak kg, duhet të hamë…

374
Sigal

Kush tha që ëndrrat s’bëhen realitet? Një studim i publikuar vërtetoi se konsumimi i makaronave në fakt, na bën të biem në peshë dhe jo të shëndoshemi.

Kërkuesit në IRCCS Neuromed Institute, Itali – në mëmëdheun e makaronave – gjetën një korrelacion mes konsumimit të ushqimit të pasur me karbohidrate dhe masës së ulët trupore.

Meritën nuk e kanë të gjithë makaronat. Ky rezultat u arrit si pasojë e dietës mesdhetare.

“Vumë re që konsumimi i makaronave, ndryshe nga ç’besohej, nuk rezulton në shtim në peshë. Në fakt bën të kundërtën,” thotë autori i studimit, George Polunis. “Makaronat kontribuojnë në një indeks mase trupore më të ulët, bel më të hollë dhe raport më të kënaqshëm ije-bel.”

Por, që të hani makarona pa u shqetësuar për gjë, duhet të hani edhe ushqimet e tjera që përbëjnë dietën mesdhetare. Vaj ulliri, peshk, fruta dhe perime. Të gjitha së bashku do t’ju mbajnë në formë dhe të lumtur.