Lija e majmunëve në Evropë, çfarë duhet të dini

171
Sigal

Prej disa ditësh, OBSH ka raportuar se janë hasur raste të lisë së majmunëve tek njerëzit në disa shtete të botës.

Orët e fundit kjo sëmundje ka mbërritur edhe në Evropë kryesisht nga Spanja ku po testohen disa raste.

Sipas ekspertëve kjo lloj lije nuk është e zakontë, por ka simptoma të lehta.

Si t’i njihni simptomat?

Ky virus i rrallë shkakton temperaturën, puçrra të vogla të kuqe, shkakton lodhje, dhimbje muskulare apo dhimbje koke.

Një ndër simpatomat më të dhimbeshme sipas ekspertëve është shfaqja e puçrrave të vogla të kuqe në lëkurë.

Ndër simptomat e rralla të këtij virusi janë të vjellat dhe diarrea e vahzdueshme apo problemet me sytë që mund të çojnë deri në verbim.

Sipas ekspertëve pjesa më e madhe e personave shërohet në pak javë pas infektimit dhe vetëm 3.3% e rasteve mund të kenë rrezikshmëri apo vdekje.

Si transmetohet lija e majmunëve?

Ky virus përhapet përmes kontaktit të ngushtë, kryesisht tek kafshër, por edhe tek njerëzit.

Këtu futet edhe kontakti i lëkurës, lëngjeve trupore apo nga çarcafët, rrobat apo sende të tjera personale të kontaminuara më parë.

Një studim i vitti 2013 nga Qëndra kombëtare e Kërkimit në SHBA  tregon se lija e majmunëve mund të qëndrojë në ajër në  një ambient të mbyllur edhe për 90 orë.

Vendet që kanë raportuar raste dhe po merren me evakuimin e këtyre pacientëve deri tani janë Belgjika, Portugalia, Spanja dhe Amerika.