Kuizi i Anila Kalleshit: Çfarë toleron trupi juaj?

611
Ky kuiz ju ndihmon për të zbuluar nëse keni probleme me intolerancën ushqimore. A është toleranca ushqimore që po ndikon në trupin tuaj? • Nëse një nga simptomat më poshtë mund të jetë prezent në trupin tënd në 1 ose 2 herë në javë në një nivel mesatar në të moderuar vendos 2 pikë. 
• Nëse ke simptoma mesatare në të moderuara 3 herë në javë ose simptoma të rënda 2 ose më shumë herë në javë, vendos 4 pikë. 
– Gazra dhe fryrje – Dhimbje koke – Paaftësi për të humbur peshë – Dhimbje nyjesh – Ndryshim humori – Dhimbje muskujsh – Psoriazë – Sinozit – Skuqje të lëkurës – Pastrim të fytit – Ngërç barku – Akne/rosacea – Hiperaktivitet – Artrit (osteoporoza ose reumatoid) – Astma – Turbullim të trurit – Mukus kronik/hundë që rrjedhin – Kongjestion – Kapsllëk dhe/ose diarre – Rradhë të zinj poshtë syve – Depresion – Ekzemë – Lodhje – Neps 
– 
– PIKËT TOTALE 
Pikët tuaja të intolerancës ushqimore Nëse ju keni mbledhur nga 1 deri në 5: Intolerancë ushqimore e ulët Për momentin, duket që duhet të vuani nga shumë pak ushqime alergjike ose intolerante. Pjesa më e madhe e njerëzve ndihen dhe duken më mirë nëse heqin dorë nga ushqimet me IU të lartë dhe shpesh janë duke reaguar ndaj një ose më shumë prej tyre pavarësisht faktit nëse kanë ose jo ndonjë simptomë të dukshme. Nëse ju keni mbledhur nga 5 deri në 14: Intolerancë ushqimore mesatare Ju vazhdimisht vuani nga shqetësime të buta në të moderuara dhe fryrje nga ushqime të ndryshme, por gjithashtu përjetoni edhe periudha lirimi. Me kalimin e kohës ka mundësi që të keni vënë re fitim të peshës edhe pse dieta juaj nuk ka ndryshuar. Lëkura juaj dhe flokët mund të duken pak të dobët, dhe keni tendencë që të dukeni pak më të lodhur ose më të stresuar sesa në fillim. Nëse ju keni mbledhur nga 15+: Intolerancë ushqimore e lartë Ndihmë! Ju nuk e kujtoni herën e fundit kur jeni ndjerë më të lehtë pas ushqimit, dhe ndihet nëpërmjet stomakut tuaj që pëson vazhdimisht fryrje. Ju keni bërë çdo gjë që mendoni për të humbur peshë, dhe nuk ka funksionuar. Çdo herë që shikohesh në pasqyrë, mendon. Pse jam plakur kaq shumë?! Pse dukem kaq e lodhur?! 
USHQIMI ËSHTË INFORMACION 
Ushqimi nuk është vetëm kalori ose gram yndyrash, proteinash, karbohidratesh ose burim energjie. Çdo kafshim ushqimi që vendos në gojë i dërgon trupit tuaj mesazhe . Disa nga këto mesazhe lidhen me sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës. Disa mesazhe të tjera drejtojnë ndjenjat tona të urisë dhe të ngopjes. Të tjerat shqetësojnë djegien e kalorive dhe metabolizmin, dhe të tjera përfshijnë flokët, lëkurën, humorin dhe funksionimin mendor. Jo të gjitha kaloritë janë krijuar në mënyrë të barabartë. Ti mund të përcaktosh porcionin e biskotës, hamburgerit dhe të lulelakrës, në mënyrë që të kenë të njëjtin sasi kalorish, por secila prej këtyre 3 ushqimeve do t’i dërgojë trupit tuaj mesazhe shumë të ndryshme. Dhe janë mesazhet për të cilat ne kujdesemi, jo për kaloritë. Faktikisht, nuk është vetëm ajo që ha që i jep trupit tuaj informacione. Ka të bëjë edhe me sasinë që ha në të njëjtën kohë, sa shpejt ha, çfarë kombinimesh ha, si ndiheni gjatë kohës që po hani dhe madje edhe se çfarë pini gjatë kohës që hani. Çdonjëra prej këtyre gjërave është e rëndësishme sepse i dërgon trupit tuaj mesazhe: djeg yndyrat ose i depoziton ato; krijon muskuj ose i humbet ato; ngadalëson procesin e plakjes ose e përshpejton atë; krijon qëndrueshmëri, krijon energji ose i djeg ato brenda pak orëve. Mos u shqetësoni nëse kjo ju tingëllon e komplikuar. 
ALERGJITË USHQIMORE: TË RRALLA POR TË RREZIKSHME 
Alergjitë ushqimore janë faktikisht tepër të rralla, dhe ato marrin të gjithë shtypjen negative sepse ato janë të përgjegjshëm për problemet e vërteta dramatike që ne kemi dëgjuar, siç është rasti kur fëmija kafshon kikirikun dhe më pas i duhet të vrapojë për në spital. Alergjitë ushqimore përkeqësojnë antitrupa të veçantë në gjak të njohura si imunoglobulina E ose IgE, sistemin mbrojtës më agresiv që trupat tanë kanë. Antitrupat IgE çlirojnë sasi të mëdha histamine, një substancë që shkakton ënjtje, mukus, kongjestion dhe të gjitha simptomat e tjera që normalisht do të modifikohen me antihistaminë. Është reaksioni i ënjtjes që i bën alergjitë ushqimore kaq të rrezikshme. Në raste të rënda, fyti dhe rrugët e frymëmarrjes fryhen aq shumë saqë pengojnë furnizimin me ajër, duke bërë të pamundur frymëmarrjen. Edhe pas përgjigjeve të tilla vdekjeprurëse, megjithatë, antitrupat agresiv IgE prodhojnë reaksione të shpejta, dramatike, që shfaqen brënda minutave ose sekondave pas konsumimit të ushqimit. Reaksione të tjera alergjike përfshijnë skuqjet, urtikarien, krruarjen, ekzemën, përzierje, dhimbje stomaku, diarrea, ngushtim frymëmarrjeje dhe dhimbje kraharori, ashtu sikundër edhe fryrje, përzierje, ngërç dhe dhimbje stomaku. Sepse pjesa më e madhe e sistemit tonë imunitar është e lokalizuar në zorrë, alergjitë ushqimore kanë tendencë që të shkaktojnë çrregullime me tretjen. Tani, në këtë pikë, mund të jesh duke menduar. Por unë skam asnjë nga këto simptoma, dhe unë ndihem mirë pasi kam ngrënë. E tmerrshme, nëse kjo nuk është përgjigja juaj. Ju ndoshta nuk keni ndonjë alergji ushqimore. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë. Por pjesa më e madhe e njerëzve kanë intolerancë ushqimore, kështu që duhet të kemi nje pamje më të afërt të saj. 
INTOLERANCA USHQIMORE: E ZAKONSHME DHE PROBLEMATIKE
Intoleranca ushqimore është një term mbrojtës që mbulon tre mënyra të ndryshme nga alergjia ushqimore që gjërat mund të shkojnë në mënyrë të gabuar: intoleranca e vërtetë, ndjeshmëria ushqimore dhe reaksioni ushqimor. 
INTOLERANCA E VËRTETË 
Trupat e disa njerëzve kanë thjesht problem duke toleruar disa ushqime të caktuara, siç është gluteni (që gjendet në shumë drithëra, makarona, ushqime të pjekura dhe të përpunuara dhe ushqime të përgatitura). Zakonisht, kjo ndodh sepse njerëzit intolerantë kanë pamjaftueshmëri të një enzime specifike e nevojshme për të tretur ushqimin. Kjo është thjesht një problem gjenetik, dhe nuk ka shumë gjëra që mund të bësh rreth tij për të shmangur ushqimet. 
NDJESHMËRIA USHQIMORE
Ashtu si dhe alergjitë, dhe ndjeshmëria ushqimore është një lloj reaksioni imun, por ato mobilizojnë një lloj tjetër antitrupi që alergjitë ushqimore nuk bëjnë IgE, por është i afërt me immunoglobulin G ose IgG. Këto antitrupa IgG prodhojnë gjithashtu simptoma, por ato veprojnë më ngadalë sesa antitrupat IgE. Duhet patur parasysh që reaksionet alergjike janë të shpejtë, simptomë të ndjeshmërisë ushqimore nuk shfaqen për disa orë ose edhe për disa ditë pas ngrënies, duke e bërë shumë të vështirë lidhjen e tyre me problemet ushqimore. Këtu kemi një mënyrë tjetër në të cilën përgjigjet alergjike dallohen nga ato të ndjeshmet; përgjigjet alergjike janë akute, pavarësisht përgjigjeve të ndjeshmërisë që janë kronike. Me fjalë të tjera, alergjia është një përgjigje specifike: sistemi juaj imun është i aktivizuar, ai shpërthen, ai lëshon baterinë e vet agresive ose antitrupat IgE, dhe fatmirësisht qetësohet. Ndjeshmëritë ushqimore, nëpërmjet kontrastit, mund ta mbajnë sistemin tuaj imun të nxehur në një bazë kronike pasi ju vazhdoni së konsumuari ushqime. Nëse kosi, vezët, qumështi i sojës dhe buka e bardhë janë pjesë e vazhdueshme e dietës tuaj – dhe veçanërisht jeni duke i konsumuar ato përditë – sistemi juaj është i pushtuar me probleme ushqimore, ndaj sistemi yt imun asnjëherë nuk qetësohet. Kjo krijon një sërë problemesh, veçanërisht inflamacion. Fillimisht le të bëjmë detektivin ushqimor. Më poshtë do të gjeni simptomat tipike të ndjeshmërisë ushqimore. A ju tingëllojnë familjare pikat e mëposhtme? • probleme tretjeje, siç janë fryrja, kapsllëku ose diareja • çështje gjumi, siç janë lodhja, pagjumësia ose ecja në mes të natës( somnabul) • kongjestion, teshtitje dhe kollë • dhimbje muskujsh dhe dhimbje nyjesh • rrathë të errët poshtë syve • flokë të thatë, pa jetë • probleme lëkure, duke përfshirë akne dhe rosacea • probleme humori, siç janë humbje përqëndrimi, turbullim truri, depresion, ankth dhe irritim • energji e dobët ose e ndryshueshme • shtim peshe • plakje e parakohshme Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, keni shumë mundësi që jeni duke u përballur me ndjeshmërinë ushqimore dhe ndoshta edhe me mënyra të tjera të intolerancës ushqimore. Ndjeshmëria ushqimore është tepër e zakonshme. Ajo prek të paktën 75% prej nesh dhe është një faktor madhor në shtimin e peshës dhe ruajtjen e peshës. Dieta e intolerancës ushqimore do të ju ndihmojë që të përballeni me ndjeshmërinë ushqimore, së pari duke tërhequr problemet ushqimore nga dieta juaj dhe më pas duke shëruar sistemin tuaj në mënyrë që të keni të mundur të toleroni disa nga këto ushqime. 
REAKSIONI USHQIMOR 
Kur e furnizoni trupin tuaj me shumë karbohidrate ose shumë sheqer, ju keni rritje të sheqerit në gjak. Kjo në kthim ngatërrohet me përgjigjen e insulinës – përpjekja e trupit për të nxjerrë sheqerin nga gjaku dhe nga qelizat. Përgjigjja e insulinës funksionon më mirë kur nivelet e sheqerit tuaj në gjak janë mirë dhe të qëndrueshme dhe në një normë ideale. Kjo dietë e mbështet këtë proçes dhe ndihmon që të shmangen reaksionet ushqimore duke ngrënë sasitë ideale të proteinave të pastra, yndyrnat e shëndetshme, perime pa niseshte; dhe fibra të larta, karbohidrate me glicemi të ulët çdo 4-6 orë. Tërheqja nga ushqimet me IU të lartë është shumë e rëndësishme, por ashtu është edhe koha e ngrënies së ushqimit dhe kombinimi i ushqimeve që hani. Konsumimi i diçkaje të ëmbël ose me karbohidrate të larta, një copë tortë, një frut i thatë ose edhe një gotë me lëng portokalli – shkakton hollimin e sheqerit në gjak dhe ngatërrohet me përgjigjen e insulinës. Sheqernat artificiale mund të krijojnë edhe reaksione të kundërta. Çdo gjë që ndërhyn me sheqerin në gjak dhe përgjigjen e insulinës përçan hormonet tuaja të stresit – gjithçka e cila ju bën që të fitoni dhe të ruani më shumë peshë. 
Sigal