Kosi më se i shëndetshëm për organizmin, ja dobitë

734
Një nga ushqimet që nuk duhet të mungojë asnjë mëngjes ose vakt dreke është kosi, të paktën kështu shprehen dietologët. Kosi ka shumë vlera si dhe elementë të lartë. Kosi është një “ilaç”për gripin, por edhe një vakt i nevojshëm për të reduktuar kile. Ja disa nga cilësitë e kosit 1- I nevojshëm për organizmin Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit njëkohësisht i nevojshëm për organizmin tonë. Është i lehtë,i tretshëm dhe një rregullues i stomakut. Nëse ndiheni me stomak të fryrë konsumoni pak kos të shoqëruar me bukë, pasi redukton fryrjet e tepërta. 2- Lufton Gripin Specialistët kanë zbuluar se kosi është një ndihmues mjaft i mirë në luftën kundër gripit,ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit. Kur jeni me grip kosin shoqërojeni me limon dhe kjo gjë do t ju ndihmoj në luftën kundër viruseve. 3- Ndihmon në dobësim Kosi përmban fruta, proteina dhe elementë fermentues që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete. Të ngrënit kos për një periudhë të gjatë mund të jetë e vështirë, por organizmit nuk i shkaktohen probleme. Për të çliruar energji të mjaftueshme konsumoni deri në 12 filxhanë në ditë. Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjerë. Kosi është zëvendësues i mirë dhe më se i shëndetshëm.
Sigal