Një italian aksidentoi për vdekje një këmbësore në fshatin Synej të Kavajës. Stefano Franceskini udhëtonte me një makinë me targa AA 096 ML ka përplasur këmbësoren 48-vjeçare me inicialet V.K duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Italiani është shoqëruar në mjediset e Komisariatit të Kavajës për procedura të mëtejshme.