Ja problemet që mund të shkaktojë përdorimi i një maske të pistë

126

Përdorimi i detyrueshëm i maskës në përditshmërinë tonë mund të bëjë që këtë mjet mbrojtës ta përdorim më shumë sesa duhet. Gjithashtu, ndodh që sa herë e heqim, ta vendosim në një sipërfaqe jo të pastër. Përdorimi për një kohë të gjatë dhe vendosja e saj në vende të papastra mund të bëjë që maska të mos mbrojë siç duhet dhe të ulë efikasitetin e saj. Ekspertët thonë se përdorimi i gabuar i maskës mund të shkaktojë shfaqjen e puçrrave ose skuqje dhe irritim të lëkurës. Te femrat, problemet mund të shtohen nëse maska vendoset në ambient me lagështirë të lartë menjëherë pasi është bërë tualeti. Problem tjetër që mund të shkaktojë përdorimi i gabuar i maskës është vështirësia në frymëmarrje për shkak të grumbullimit të shumë baktereve. Për këtë arsye, ekspertët këmbëngulin që maska të jetë e pastër dhe të mos përdoret më shumë sesa është e rekomanduar.