Sigal

Dietologët sugjerojnë një listë me 22 ushqime, të cilat ndihmojnë në hidratimin e trupit tonë, mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve, sikurse është hipertensioni apo diabeti dhe “karikimin” me energji të trupit.

Teksa ne mendojmë për pushimet, “nëna natyrë” mendon për ne. Veçanërisht gjatë sezonit të verës gama e gjerë e produkteve që mund të konsumojmë është shumë e madhe. Ditët e gjata të verës dhe temperaturat e larta jo gjithmonë ndihmojnë organizmin tonë, madje në shumë raste shterojnë energjitë tona.

Për më të veçantit, siç janë të moshuarit, të sëmurët apo fëmijët kujdesi për ushqyerjen e tyre është akoma më i madh, pasi jo çdo ushqim është i “leverdisshëm” për ta. Mirëpo në shumëllojshmërinë e madhe të frutave dhe perimeve që ofron stina, dietologët sugjerojnë një listë me 22 ushqime të cilat ndihmojnë në hidratimin e trupit tonë, mbajtjen nën  kontroll të sëmundjeve, sikurse është hipertensioni apo diabeti dhe “karikimin” me energji.

Hudhër

E njohur edhe si antibiotik, është një burim i mirë i kalciumit, fosforit dhe selenit, dhe një burim i shkëlqyer i vitaminave C, B6 dhe manganit. Mbrojtëse e zemrës, mban nën kontroll tensionin e gjakut, është një produkt anti-kancer. Konsumimi: në çdo pjatë është tejet e këshillueshme.

Salmon

I pasur me vitaminë D dhe B, dhe omega 3, ulin kolesterolin, forcojnë shëndetin e syve dhe zemrës. Konsumimi: një ide e shkëlqyer kur punohet në grilë me majdanoz dhe limon. Shumë lehtë për t’i ngrënë dhe tejet të shijshëm.

Spec

Speci përmban vitaminë C më shumë se gjithë perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Speci aktivizon gypin tretës, hap oreksin dhe ndihmon për shërimin e dispepsisë, fruthit, dizenterisë, rrufës etj. Në spec është zbuluar edhe vitamina P1, që lufton sëmundjet e enëve të gjakut.

Bizele

Bizelet janë të pasura me hekur, kalcium, vitamin B dhe C, proteina. Lidhet me ndërtimin e gjakut dhe ndihmon qelizat.

Bishtajoret

Brokoli përmban magnez, vitamina A dhe C, kalium. Mbron kundër kancerit, forcon muskujt. Ushqen trurin dhe nervat, forcon kujtesën. Bajamet dhe bishtajat përmbajnë kalium, fosfor. Rregullojnë metabolizmin nga yndyrnat e tepërta.

Qershi

Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Qershitë, përveç  të tjerash, kanë edhe përbërës antiviralë dhe antibakterialë.

Mjedrra

Mjedrra përmban vitaminë C, kalium, kalcium, hekur si dhe mbron kundër viruseve dhe baktereve, ndalon formimin e tumoreve.

Mollë

Mollët janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm dhe të përkryer kundër plakjes dhe ndihmojnë për të kapërcyer problemet e shëndetit apo për t’i parandaluar ato. Mollët janë gjithashtu një nga 10 ushqimet që ndihmojnë për të djegur dhjamin. Hahet një mollë 15 minuta para ngrënies e do t’ju ndihmojë për t’u ngopur dhe ju do të hani më pak, kjo është një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar që ju të humbni në peshë. Molla përmban pektinë e cila është e njohur, se ndihmon të ndiheni të plotë dhe kjo ndjenjë ngopje do të zgjasë për një kohë të gjatë. Për mbrojtjen e kockave studiuesit francezë gjetën se një flavonoid i quajtur floridizin është gjetur vetëm tek mollët dhe mund të mbrojë gratë në fazën pas menopauzës, osteoporozës dhe mund të rrisë densitetin e kockave, ndihmon në sëmundjen e astmës.

Rrush

Rrush pylli përmban kalium, vitaminë B1, vitaminë C. Ndikon në uljen e djersës dhe kollës. Ndihmon në kapsllëk. Ndërsa rrushi i kuq përmban fito-estrogjen, kalium, kalcium. Nevojitet për tensionin e lartë të gjakut, parandalon trombozat.

Spinaq

Spinaqi përmban vitaminë A, acid folik, magnez, vitaminë E, mangan. Forcon nervat dhe sidomos gjatë shtatzanisë është i rekomanduar.

Nenexhik

Lehtëson procesin e tretjes së stomakut dhe zorrëve, e pastron stomakun dhe gazin nga zorrët. Ndihmon për të  zvogëluar rrezikun e zemrës. Përdoret dhe është efektive kundër kollitjes dhe infeksionet e traktit të sipërm respirator.

Boronica

Cilësohet si fruti më i shëndetshëm në botë dhe në fakt kanë shumë të drejtë. Madje së fundmi edhe në vendin tonë kanë nisur t’ia dinë rëndësinë duke e bërë gjerësisht pjesë të dietës ushqimore. Kështu boronica është një frutë shumë e mirë për kujtesë të fortë, kundër kancerit, madje është një antioksidant natyral.

Kungulleshka

Përmban vitaminë A, C dhe B6, ka veti antiinflamatore dhe parandalon kancerin. Konsumimi: merreni kungullin dhe bëjeni krem përmes mikserit, aromatizojeni me pluhur kanelle.

Patate

Patatet rezultojnë të pasura me vitaminë C përmes së cilës organizmi jonë bën të mundur riparimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Prania e potasiumit i bënë ato shumë të vlefshme në luftën kundër hipertensionit.  Patatet janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, tejet të këshillueshme për kë vuan nga diabeti. Karbohidratet komplekse në fakt duhet të shpërbëhen në sheqerna të thjeshtë përpara se të jenë gëlltitur që të hyjnë në qarkullim në mënyrë të ngadaltë për të kontribuar kështu në mbajtjen më të gjatë të glicemisë.

Domate

Domatja shquhet për vetitë e saj mbi lëkurën, zemrën dhe reumatizëm. Për vlerat e saj ushqyese gjen përdorim të gjerë. Është e pasur me vitamina C dhe A. Gjithashtu me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe aparatit tretës

Mjaltë

Sipas ekspertëve, mjalti përmban vitaminën B dhe është një burim i kalciumit dhe magnezit, të cilat kanë aftësinë për të zbutur një dhimbje të fytit dhe për të forcuar sistemin imunitar, lehtëson tretjen, lehtëson kollën. Ashtu si një ilaç natyral, mjalti pengon lëkurën të shkojë drejt tharjes, duke ndihmuar për të ruajtur molekulat e ujit të pranishme në të.

Kumbulla

Kumbulla përmban kalium, hekur, vitaminë B si dhe bën depozitimin e ujit të tepërt në trup, jep energji.

Specat djegës

Antiinflamatorë dhe antioksidantë. Përveçse një erze përfekte, gjithashtu rrit aftësinë e reagimit të metabolizmit tonë.

Karrota

Ka në përbërje vitaminë A dhe K, beta-karroten. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmon në shëndetin e syve. Mënyra më e mirë për t’i konsumuar: grini karotat në feta rrethore, përziejini me vaj ulliri, hidhni sipër rozmarinë të freskët.

Pjepër

Pjepri përmban kalium dhe kalcium si dhe rregullon nivelin e ujit në trup, rrit formimin e urinës.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet përmbajnë vitaminë C, kalcium,kalium. Forcon sistemin imunitar, aktivizon metabolizmin.

Qumështi e nënproduktet e tij

Qumështi dhe produktet e qumështit si djathi dhe jogurti janë burim i mirë proteinash. Ato po ashtu përmbajnë kalcium, i cili ndihmon në mbajtjen e eshtrave të shëndetshëm. Por, disa produkte qumështore përmbajnë nivele të larta të yndyrnave të ngopura. Për së tepërmi yndyra të ngopura mund të rrisin nivelin e kolesterolit në gjak dhe të rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përdorni qumësht të skremuar, djathëra më pak të yndyrshëm dhe jogurt me yndyrë të ulët.