Ja 10 këshilla që ju ndihmojnë të mos shëndosheni gjatë shtatzënisë

559
Ndjekja e një diete të shëndetshme dhe mosvënia peshë gjatë shtatzënisë nuk është një gjë e thjeshtë. Përfundohet duke ngrënë për dy vetë dhe duke u tunduar ndaj çdo dëshire! Më poshtë do të njiheni me këshillat për të shmangur shëndoshjen, kur prisni një fëmijë. Çuarja përpara e një shtatzënie nuk është e thjeshtë, sidomos për gratë e fiksuara me linjat dhe format fizike. Kur pritet një fëmijë shtimi në peshë është i pashmangshëm. Në fakt duhet të bëni llogaritë me dëshirat dhe oreksin i cili rritet thuajse çdo ditë. Heqja e dhjamit të grumbulluar pas lindjes bëhet një makth më vete. Shëndoshja e tepërt gjatë shtatzënisë rrit edhe rrezikun e komplikacioneve gjatë lindjes së të voglit. Më poshtë janë dhjetë metodat natyrale për të mos shtuar në peshë gjatë kohës që prisni një fëmijë.

 1. Kujdesuni për linjat e trupit përpara shtatzënisë
 Një nga gjërat më të rëndësishme që një grua mund të bëjë përpara se të mbesë shtatzënë është ajo e kujdesit të linjave dhe të peshës. Kur fillohet një shtatzëni është e këshillueshme të kihet një peshë normale.

 2. Mos hani ushqim sa për dy vetë 
 Shumë femra të cilat presin një fëmijë besojnë se shtatzënia është ajo periudhë e jetës së tyre në të cilën mund të hanë për dy vetë dhe t’i hapin rrugë çdo dëshire për çdo lloj ushqimi. Por e vërteta është se nuk është aspak e nevojshme sasia e madhe e kalorive ekstra për të ushqyer fëmijën. Mjaftojnë 340 kalori më shumë çdo ditë në fillim të shtatzënisë dhe 450 të tilla në tremujorin e tretë.

 3. Hani nga pak çdo 3 orë 
 Gjatë shtatzënisë, femrat të cilat vërtet nuk ia arrijnë ta ndalojnë veten së ngrëni, mund të hanë pak në çdo tre orë, ndoshta ndonjë ushqim të pasur me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme. Në këtë mënyrë, shmanget ngrënia e madhe gjatë vakteve e për rrjedhojë, edhe ngritja në peshë. 

 4. Pini ujë
 Pirja e shumtë e ujit bën mirë gjithmonë, sidomos në shtatzëni, sepse shmanget dehidratimi. Ideale janë 8 gota në ditë, por ekspertët këshillojnë edhe pak më shumë. Kjo është një mënyrë për të luftuar edhe kapsllëkun, një problem i zakonshëm në shtatzëni. 

 5. Thojini lamtumirë ushqimit “hedhurinë” 
 Ushqimi i keq (fast food), dihet se është shumë i shijshëm edhe pse nga ana tjetër nuk është i mirë për shëndetin. Por gjatë shtatzënisë këtë lloj ushqimi duhet ta shmangni në mënyrë absolute nëse nuk dëshironi t’i shkaktoni probleme të voglit dhe linjave tuaja. 

 6. Konsumoni karbohidrate komplekse
 Kur në fillim të shtatzënisë luftohet kundër të përzierave në mëngjes, karbohidratet janë ideale për të shmangur vjelljen. Nëse nga një anë buka e bardhë dhe makaronat rrisin nivelin e sheqerit në gjak, nga ana tjetër, karbohidratet komplekse si orizi, elbi, misrat mund të konsumohen çdo herë që keni nevojë.  
7. Ecni shumë
 Ecja në këmbë është një “ilaç” shumë i mirë për gratë shtatzëna. Për të qëndruar në formë, mjaftojnë edhe dhjetë minuta në ditë. 

 8. Vazhdoni të shkoni në palestër
 Dihet se shkuarja në palestër për t’u trajnuar gjatë shtatzënisë nuk i bën keq as nënës dhe as fëmijës. Sigurisht nuk duhet të sforcoheni shumë dhe më parë duhet të konsultoheni me një mjek.

 9. Mos i kënaqni gjithmonë dëshirat tuaja
 Gjatë shtatzënisë është mirë që të mos hani në mënyrë të bollshme nëse nuk dëshironi të vini shumë kile. Ekzistojnë një sërë mënyrash për t’u ndier menjëherë të ngopur, si për shembull të hani nga pak çdo disa orë (siç e përmendëm më lart) ushqim të shëndetshëm. 

 10. Këshillohuni te një dietolog
 Në momentin kur i provoni të gjitha mundësitë për të mos u shëndoshur gjatë shtatzënisë dhe nuk merrni asnjë rezultat, do të ishte mirë që t’i drejtoheshit një eksperti. Mjeku dietolog llogarit indeksin e masës trupore në mënyrë shumë të saktë dhe jep këshilla të drejta për të qëndruar në formë dhe për të ndjekur një ushqyerje të shëndetshme. – 
Sigal