I nxehti afrikan pushton vendin, mjekët: Kujdes me ushqimet

502
Ditët e para të Korrikut kanë sjellë me vete edhe të nxehtin afrikan. Temperaturat, kanë kapur vlerën e 37 gradë celcius në maksimumin e tyre, duke e tejkaluar kështu me 7 gradë vlerën normale të këtij muaji. Me rritjen e temperaturave janë shtuar edhe helmimet nga ushqimi. 90 pacientët janë paraqitur vetëm në 24 orë në shërbimin infektiv për të kërkuar ndihmë mjeksore. Korriku parashikohet që të vazhdojë me mot të nxehtë, ndaj edhe mjekët këshillojnë kujdes të shtuar. Duke qënë se Korriku mund të zgjidhet për plazh, sinoptikanët këshillojnë për ata që përballojnë temperatura të larta të zgjedhin Jugun, Shëngjin apo Velipojë, ndërsa Saranda, Pogradeci janë vende që ofrojnë pak më shumë freski në këtë ditë të nxehta.
Sigal