Neziri: Siguria energjetike në rajon përmes kyçjes në iniciativat globale

555
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot realizoi një takim me Ndihmës zëvendësin kryesor të sekretarit shtetëror të Byrosë për resurse energjetike të SHBA-ve, zonjën Meri Vorlnik. Në këtë takim theks i veçantë iu vu sigurisë së furnizimit energjitike, divesifikimit të burimeve energjetike dhe zvogëlimit të varshmërisë me furnizimin me energji, përmes bashkëpunimit të afërt me vendet e rajonit. Mes temave për të cilat u bisedua ishte edhe procesi i bashkëpunimit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore në sferën e ndërlidhjes së gazit si dhe zgjerimi i rrjetit distibutiv, Ligjit të Energjetikës dhe shfrytëzimi i burimeve rinovuese të energjisë.
Ministri Neziri u përqëndrua në procesin e harmonizimit të rregullativës energjetike në krijimin e politikave nacionale në energjetikë, duke vërtetuar përkrahjen nga Brukseli për projektet me interes të përbashkët të cilat paraqesin ndërlidhje rajonale sikurse largëpërçuesi Manastir–Elbasan.
Nga aspekti i shfrytëzimit më të madh të burimeve rinovuese të energjisë, temë e interesit ishte procesi i dhënies nën koncesion dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vogla si dhe potenciali dhe masat për stimulimin e burimeve tjera rinovuese të energjisë në Republikën e Maqedonisë.
Në sferën e gasifikimit, ministri Neziri informoi për zhvillimin e rrjetit distibutiv të gazit në çdo rajon si dhe të sistemit magjistral të gazsjellësit , me çrast theksoi se procesi i gasifikimit në Republikën e Maqedonisë me qëllim të hapjes së tregjeve të energjensave dhe sigurimit të çmimeve të pranueshme për konsumatorët, do të jetë në mënyrë të plotë e harmonizuar me planet, iniciativat dhe politikat energjetike në Evropë dhe SH.B.A.
Sipas zonjës Vorlik, këto iniciativa globale, paraqesin mënyrën më të mirë për diversifikimin e burimeve energjetike, e në këtë mënyrë edhe për zvogëlimin e varshmërisë me furnizimin dhe sigurimin e sigurisë energjetike.
Ministri Neziri iu falënderua për bashkëpunimin e frytshëm të deritashëm në sferën e energjetikës me SH.B.A-të, përmes projekteve të përbashkëta me USAID dhe Bankën Botërore dhe bëri të ditur domodsdoshmërinë e përkrahjes teknike të aktiviteteve të cilat rrjedhin nga Ligji i Energjetikës si dhe nga detyrimet nga Marrëveshja për themelimin e Bashkësisë Energjetike.
Sigal