Tashmë është fakt se në jetën e përditshme tërheqja e fëmijëve ndaj ekraneve rezulton e lartë. Kontakti për një kohë të gjatë shkakton probleme në sytë e tyre, duke rritur riskun për miopi apo astenopi. Për çfarë arsye? Kompromentimi vjen si pasojë e stresit dhe shtrëngimit të organit të syrit në plane afatgjata. Prej disa vitesh identifikohet një rritje e rëndësishme e miopisë që në moshë të hershme. Kjo është e lidhur ngushtë me ekspozimin e gjatë apo tepria e punës me shikim afër mbi ekranet e telefonave inteligjentë. Rekomandimi më i thjeshtë dhe që tashmë dihet, është kufizimi i përdorimit të tyre. Në vend të kësaj, shëtitjet në natyrë mund të jenë opsion edhe më i mirë qoftë për të kaluar kohën e lirë apo për qetësinë e mendjes. E kundërta është astenopia, gjendje e mbilodhur, e përkohshme e muskujve okularë dhe retinës për shkak të përdorimit të pajisjeve me blue light (kompjuter, smatphone, tabletë). Shfaqet me simptomat më të shpeshta, si: dhimbja e kokës apo nervozizëm dhe lodhje të zonës së syve. Zgjidhja e saj ka një recetë: Pushimi! Pushim, në mënyrë që të relaksohen sytë nga tendosja e krijuar. Prandaj prindër, nëse nuk doni të kompromentoni shëndetin e fëmijës, mos i lejoni të qëndrojnë për kohë të gjatë përpara ekraneve digjitale. Sipas të dhënave të studimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në 2018, tregoi se fëmijët që kalojnë mbi 2 orë para ekranit, shënuan më pak pikë në testin e gjuhës dhe të të menduarit. Ndërsa ata që kalonin mbi 7 orë, përjetuan rrallim të korteksit të trurit, zonë e cila lidhet me arsyetimin dhe mendimin kritik. Vërtet të vegjëlit mësojnë të eksplorojnë përmes botës së ekranit dhe imitojnë veprimet e të rriturve, por nga ana tjetër nuk duhet të abuzohet me këtë. Me rritjen e tyre fitojnë aftësi të reja, por gjithashtu nuk duhet të ngushtohet fokusi i interesit të tyre. Po ashtu, kufizimi ndaj ekranit mund të përmirësojë performancën e tyre në shkollë dhe të rrisë vëmendjen. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon shmangien për moshat më të vegjël se 18 muaj deri në 24 muaj. Fëmijët e moshës 2-5 vjeç lejohen deri në 1 orë në programe me cilësi të lartë. Ndikimi i ekranit ndikon ndjeshëm edhe në gjumin e fëmijëve, duke shkaktuar gjumë më të shkurtër ose e vonon atë. Të dashur prindër, është e rëndësishme të kaloni kohë me të vegjelit tuaj, pikë së pari: sepse koha nuk kthehet më pas. Perceptimi fëminor i tyre mund të jetë pjesë e rutinës suaj dhe ta ndihmoni të zhvillohet dita-ditës. Zgjidhini mediat me kujdes dhe kushtojini rëndësi nevojave: gjumë i rehatshëm, ushqim i shëndetshëm dhe dashuri të pafund. Për bebusha, fëmijë dhe të rinj plot vitalitet!