Dr. Zekri Palushi: Trajtime alternative, për sëmundjet kanceroze

Dr. Zekri Palushi, Australi

Të dashur bashkatdhetarë, nëse Covid-19 pati ndonjë të mirë, -(sidomos për ne, të gjithë punonjësit e shëndetësisë), unë do të thoja se ajo ishte hapja e syve tonë, si për të parë realitetin, dhe përdorë llogjikën, ashtu dhe për të mos i besuar kërkujt, pa bërë pyetje, dhe pa i verifikuar plotësisht, si punimet “shkencore”, ashtu dhe “përkujdesjen prindërore” të qeveritarëve tanë.

Sigal

Në këtë kontekst, -më duhet të pranoj se edhe unë vetë, i jam shumë “mirënjohës” covidit, që m’i hapi sytë për të shikuar ato çfarë më parë i dyshoja, por nuk i kundërshtoja, sepse kurrë s’ma merrte mendja se në botë ka edhe mjekë të tillë, -“shkencëtar” që mund të punonin edhe në dëm të shëndetit të pacientëve, -e po kështu, kurrë s’do të besoja se edhe shteti, “në emër të ruajtjes së shëndetit të popullit”, do të bënte çdo manovër, për të shkatërruar, jo vetëm shëndetin, por edhe lirinë, demokracinë, dhe prosperitetin e popullit tij. – Këto mendime mundohem t’i konfirmoj edhe në shkrimet e mija, me të cilat, tentoj t’ju sjellë opinione shkencore indipendente, që shpesh konfrontojnë punimet “shkencore” të paguara nga kompanitë farmaceutike.

Pra, le të kthehemi tek tema që ju premtova në shkrimin tim të fundit me titull, “Sa e vlefshme është KIMOTERAPIA në trajtimin e sëmundjeve kanceroze?”, -Për të folur sot, rreth disa suplementeve që përdoren me shumë sukses, si mjekim alternativ, për trajtimin e gjendjeve kanceroze.

Në lidhje me këtë, – po i referohem njërit prej autoriteteve më të suksesshëm të kësaj fushe, -Dr. Patrick Kingsley, – autor i disa librave me shumë vlerë, që trajtoj me sukses, mbi 5.000 pacientë, me forma të ndryshme kanceroze, – shumë nga të cilët ndodheshin në fazën e 4-rt, të sëmundjes.

Protokolli që ai përdori, në mënyrë të përmbledhur është ky:

Hapi i parë: -ndryshoni dietën tuaj!

*Shmangiuni nga pijet alkoolike, qumështit dhe produkteve të tij; -(ndërsa qumështi i tërshërës, i orizit dhe bajameve janë një alternativë e shkëlqyer).

*Shmangiuni të gjitha formave të sheqerit, apo karbohidrateve të rrafinuara, që zakonisht gjinden në bukën e bardhë, orizin e bardhë, patatinat, -dhe veçanërisht sheqernave të fshehura në  fast food, -sepse këto lloj sheqernash, gjatë procesimit në trupin tonë, për të krijuar energji, -prodhojnë edhe një përzierje reactive, që quhet Methylglzoxal (MGO), -e cila ndërpret funksionin qelizor, dëmton ADN, dhe ç’aktivizon genet cancer-luftuese.  -Ndërkohë, ju mund të merrni sheqerna natyral që gjinden në fruta, patate, bizele, groshë, thierza, misra, elb, thekër, oriz kafe, dhe oriz të kuq, etj.
*Shmangiuni mishit të kuq.

*Shmangiuni të gjitha ushqimet e konservuara, dhe çdo gjë tjetër të paketueme, apo të konservuar në kavanoza.

* Shmangiuni të gjitha ushqimet me përmbajtje maja-je, apo tharm-eje, si dhe kërpudhave, dhe uthullave.

Ndërsa përfshini në dietën e përditshme: Vaj ulliri, dhe kokonati (coconut oil); pini ujë të filtruar në shishe qelqi, merrni çajna herbale, lëngje frutash të freskëta, dhe tumeric sa më shpesh që të jetë e mundur. Po kështu, -punime të ndryshme shkencore rrekomandojnë marrjen e arrave, bajameve, lajthive, kikirikëve, etj., -për arsye se këto përmbajnë përzierje active anti-kanceroze, siç janë: Folatet, fytosterolet, saponins, acid fitik, isoflavone, acid ellagic, a-tokoferol, quercetin, dhe resveratrol.

Hapi i dytë: -merrni këto suplemente bazike:

*Wobenzym N, (ose çdo enzimë tjetër pankreatike të përgatitur për cancer)- nga 4 tableta, tre herë në ditë (larg vakteve të ushqimit).

*Acide dhjamore esenciale (Essential fatty acids-EFAs), si psh.: Eskimo-3 vaj peshku, 5ml, dy herë në ditë, gjatë ushqimit.

*Vitaminë D, 4.000 IU (Unitete), çdo ditë.

*Vitaminë C, të paktën 2.5 gram çdo 6 orë, nga goja çdo ditë.

*Alpha-lipoic acid, 100 mg. Duhet të merret me çdo dozë të vitaminës C, -ky kombinim, bën të mundur një nivel më të lartë, dhe më të qëndrueshëm të vitaminës C,  në qarkullim.

*Vitaminë E, 800 IU në ditë. *Vitaminë A, 4.500 IU në ditë. *Selenium, të paktën 200 mcg (microgram) në ditë. *Iron (hekur), -fillohet me 5mg në ditë. *Magnesium 400mg çdo ditë. *Coenzyme Q10, 400mg çdo ditë.

Hapi i tretë:

Banjo në vaskë të nxehtë, ku duhet të shtoni krypë Epsom, që është Sulfat Magnezi, ose Peroksid Hidrogjeni (hydrogen peroxide-H2O2), jo më shumë se 6 lugë gjelle.
Po kështu, mund të bëni edhe banjo të shpeshta të këmbëve në një enë me ujë të ngrohtë, ku duhet të shtoni një lugë gjelle të mbushur me krypë Epsom, një me krypë deti, dhe një me vaj ulliri.

(Shënim: në dallim nga krypa Epsom, –krypa e zakonshme, përmban vetëm sodium chloride, -ndërsa krypa e detit, –përveç sodium chloride, përmban edhe gjurmë mineralesh të ndryshme, -(prandaj është edhe krypa më e mirë, -që duhet ta përzgjedhim për përdorim të përditshëm, në ushqimet tona).

 Hapi i katërt është:

Fuqizimi i systemit tuaj Imunitar, -nëpërmjet marrjes së BioBran MGN-3,  nga 1 tabletë, tre herë në ditë, për 4 javë, -dhe pastaj merrni vetëm nga një tabelë çdo ditë. Dhe, nqs aspekte të tjera të sistemit tuaj imunitar janë të dobëta -si psh., interleukin-12 dhe/ose lymphotoxin (që më parë njihej si tumor necrosis factor), -atëherë duhet të merrni Imm-Kine, nga 1 kapsulë, tre herë në ditë, për 3 muaj, -kohë kur pastaj mund të kontrolloni nivelin e interleukinës, dhe lymphotoxinës në gjak. Një rrezultat i preferuar, do të ishte atëherë kur ata të gjendeshin pak më të larta se nivelet e tyre normale.

Një ilaç tjetër anti-canceroz që kompanitë farmaceutike mundohen ta fshehin, dhe injorojnë, është edhe FENBENDAZOLE, një anti-helmintik, për të cilin, studime të ndryshme shkencore, kanë gjetur se ky ilaç, ka të provuara të paktën, 12 mekanizma anti-kanceroze, por do t’ju them se është një ilaç që gjendet në të gjitha farmacitë, kushton shumë lirë, dhe pothuajse, pa efekte anësore.

Çfarë tjetër duhet të marrim:

*Speci djegës, përmban capsaicin, me veti të shkëlqyera anti-canceroze, anti-inflamatore, dhe anti-oksidante, që redukton rriskun e vdekjes nga canceri deri në 23%, e po kështu, redukton edhe vdekjet nga sëmundjet e zemrës në 26%, dhe atë të vdekjeve të parakohshme nga shkaqe të ndryshme, në 25%. Dhe t’mos harrojmë se speci djegës është edhe rregullator i glukozës.

*Curcumin, -është polifenoli kryesor që gjendet në TUMERIC, – (dhe sipas një publikimi shkencor në “Cancer Letters” në Vitin 2023, në Angli), -frenon fenotipe të qelizave stem. Thuhet se Tumeric vret cancerin, por jo njeriun.

*Ivermectin, -sipas shumë studimeve shkencore, ivermectina shkakton vdekjen e qelizave imunogjenike canceroze (ICD), -dhe fuqizon infiltrimin e qelizave limfocitare T në tumorr.

*Një ilaç tjetër anti-canceroz që kompanitë farmaceutike mundohen ta fshehin, dhe injorojnë, është edhe FENBENDAZOLE, -një anti-helmintik, për të cilin, studime të ndryshme shkencore, kanë gjetur se ky ilaç, – ka të provuara të paktën, 12 mekanizma anti-kanceroze, (nuk po hyj të shpjegoj teknikalitetet shkencore), por do t’ju them se është një ilaç që gjendet në të gjitha farmacitë, kushton shumë lirë, dhe pothuajse, pa efekte anësore.

Protokollet më të shpeshta të përdorimit të fenbendazole, si anti-canceroz janë:

*Fenbendazole 222mg në ditë, -merret gjatë ushqimit, 3 ditë  po, dhe 4 dit jo. *Curcumin  600mg çdo ditë. *CBD Oil, 25mg, 1-2 pika, nën-gjuhë, çdo ditë. *Vitaminë E 800 IU në ditë.

Ndërsa, protokolli i Dr. Tom Rogers është:

*Fenbendazole, 444mg, -1 capsul çdo ditë, -për 6 ditë, me një ditë pushim, (psh. – të dielave pushim). *CBD Oil, 25mg, 1-2 pika çdo natë, para gjumit. *Curcumin 600mg, -dy herë në ditë, gjatë ushqimit.*Milk Thistle, 250mg, dy herë në ditë, gjatë ushqimit.

Për prevenimin e relapseve!

*Fenbendazole 222mg. -një herë në ditë, pas një dreke të yndyrshme, -vetëm 3 ditë në jave. *Curcumin 600mg, -1 capsul pas ngrënies së mëngjesit, dhe 1 capsul pas ngrënës së drekës. *Milk Thistle 250mg, dy herë në ditë, -dhe *CBD Oil 25mg, 1-2 pika, nën gjuhë, para gjumit.

Ndërsa për prevenimin e cancerit, -në ata njerëz që kanë ba një analizë gjenetike, apo kanë predispozicion gjenetik për sëmundje kanceroze, –zbatohet ky protokoll, i përjetshëm:

*Fenbendazole 222mg, 1 capsulë në ditë, pas një dreke të yndyrshme, – 3 ditë po, dhe 4 ditë jo, – për 10 javë rrjesht, – pastaj  bëhen 10 javë pushim. *Curcumin 600mg, 1capsul pas ngrënjës së mëngjesit, dhe 1capsul pas ngrënies së drekës. *CBD Oil 25mg, 1-2 pika nën gjuhë, çdo ditë para gjumit.

Tashmë dihet se trupi jonë punon vazhdimisht në drejtim të shërimit të vetë-vetes. Për shembull, qelizat e bardha të gjakut pastrojnë plagët e jashtme, dhe luftojnë infeksionet, fibroblastet krijojnë inde të reja për të riparuar plagët e lëkurës, dhe muskujve, ndërsa sistemi ynë imunitar ka aftësinë që të njohë, dhe neutralizojë të gjitha llojet e pathogjenëve të dëmshëm, siç janë bakteriet, viruset dhe mykrat e ndryshëm.

Po flas shkurtimisht edhe për shërimin e vetvetishëm (Spontaneous Recovery).

Hipokrati ka thënë se “Forcat Natyrale brenda nesh, janë shëruesit e vërtetë të sëmundjeve”.

Tashmë dihet se trupi jonë punon vazhdimisht në drejtim të shërimit të vetë-vetes. Për shembull, qelizat e bardha të gjakut pastrojnë plagët e jashtme, dhe luftojnë infeksionet, -fibroblastet krijojnë inde të reja për të riparuar plagët e lëkurës, dhe muskujve, -qeliza të reja kockore krijohen për të mbushur/salduar një kockë të thyer, -ndërsa sistemi ynë imunitar ka aftësinë që të njohë, dhe neutralizojë të gjitha llojet e pathogjenëve të dëmshëm, siç janë bakteriet, viruset dhe mykrat e ndryshëm. Bile, trupi ynë bën edhe më shumë se kaq, -ai ka aftësi që të shërojë vet-vehten nga pothuajse të gjitha sëmundjet kronike, -siç evidentohet edhe nga fenomeni i shërimit spontanioz (spontaneous recovery). Shërimi spontanioz ndodh atëhere kur pa-pritmas, një individ shërohet nga një sëmundje, në atë mënyrë, që mjeksia moderne s’mundë ta shpjegojë. Në këtë kontekst, ka shumë fakte konkrete që disa njerëz janë shëruar nga kanceri, nga sëmundje të zemrës, nga multiple skleroza, nga sëmundja e Cronit (Chron’s disease), nga artriti rheumatoid, -si dhe nga forma të tjera, të sëmundjeve kronike. Për shembull, në lidhje me kancerin, – në revistën mjekësore Oncology Letters thuhet se ‘ si tumorret malinje, ashtu edhe metastazat e pothuajse të gjitha tipeve histollogjike, mund të zmbrapsen, apo të pësojnë një regresion spontan ’! Në bazë të statistikave, përqindja e pacientëve që i mbijetojnë sëmundjeve kanceroze është në rritje, -psh., në vitin 2019, rreth 17 milion njerëz i shpëtuan vdekjes nga kjo sëmundje, -numër që parashikohet të shkojë në 22 milion, nga viti 2030.

Në librin Mind Over Medicine, Dr. Lissa Rankin tregon për një rast interesant, ku një burrë që vuante nga kanceri pankreatik, -(një nga format më të rënda të kësaj sëmundje), ishte planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale, -por gjatë një procedure paraprake (presurgical procedure), ky pacjent pësoi infarct miokardi, – e kështu, doktorët u detyruan që të shtynin për më vonë ndërhyrjen kirurgjikale. Por çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe? Brenda 4 javësh, kur ky po shërohej nga eventi kardiak, -shenjat dhe rezultatet laboratorike të analizave kishin filluar të normalizoheshin, -dhe 4 muaj më vonë, pas vënjes së diagnozës, një CT scan tregoi se tumori i pankreasit ishte zhdukur plotësisht, pa ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, pa marrë asnjë preparat kimioterapeutik, apo ndonjë ilaç tjetër. (si ky rast, në literaturën mjekësore gjinden edhe të paktën 4 raste të tjera, me kancer pankreatik, të shëruar spontanisht.

Për shërimin e vetëvetishëm ka shumë punime të zgjeruara shkencore, mjekësore-psikologjike, për të cilat, unë s’po flas më gjatë, – por sidoqoftë, këto janë lajme shumë të mira, për këtë problem shëndetësor, që shpesh ndeshet me një pesimizëm të madh.

Në shkrimin pas-ardhës, do të përqendrohem në përshkrimin e fakteve që tregojnë se ndërhyrjet kirurgjikale për heqjen e kancerit, rrisin përqindjen e mortalitetit!