Dr. Zekri Palushi: Infeksioni bakterial i gjëndrrës së PROSTATËS, (Prostatitis)

368
Sigal

(Mund të jetë një event fatal, nëse nuk diagnostikohet shpejt, e njëherësh, nuk mjekohet në kohë, dhe si duhet).

Prostati, apo infeksioni i gjëndrrës së prostatës, ndahet në katër kategori:

*Prostatit akut bacterial. *Prostatit kronik bacterial.
*Prostatit kronik/sindromi i dhimbjeve pelvike kronike (subtip inflamator, dhe joinflamator). *Prostatit inflamator asymptomatic.

Prostatiti bacterial akut kërkon një diagnoztikim të shpejtë, dhe mjekim të menjëhershëm, ndryshe mund të shkojë drejt një gjendje septike, me rrezik për jetën e të sëmurit. Kjo formë shkaktohet nga shumëzimi i bakterieve brenda gjëndrrës së prostatës, me një origjinë që vjen kryesisht nga një rrefluks intraprostatik, me urinë të infektuar me organizma të ndryshme si Escherichia coli, Enterocoçus dhe Proteus species. Burrat që janë të kateterizuar, diabetikët, të imunokompromentuarit, dhe ata që marrin mjekim me imunosupresor,  rrezikohen më së shumti për një infeksion të tillë, që vjen si rrezultat i kolonizimit bacterial të uretrës.

Shenjat klinike, ndër më klasiket janë: *Temperatura. *Të dridhurat/ethet. *Dhimbje perineale/dhe në fund të barkut.*urinime të dhimbëshme/dysuria. *Frekuenci urinimi/urinime të shpeshta. *Nevojë urgjente për të urinuar. *Ejakulime të dhimbshëme, dhe me qelb e gjak në spermë.

Prostati akut bacterial, duhet të konsiderohet tek çdo burrë që paraqitet me ankesa të traktit urinar. Duhet të ndërmerret një ekzaminim rektal, ku me gisht, lehtësisht palpohet gjëndrra e prostatës, dhe nëse konsistenca e saj është intense, dhe e butë, atëherë, së bashku edhe me shenjat klinike, na ndihmojnë që të konfirmojmë diagnozën. Kujdes duhet të bëhet që palpimi i prostatës të bëhet me xhentilesë, të mos fërkohet shumë, ndryshe mund të bëhemi shkak për percipitimin e një bakteremia dhe sepsis. Përveç diagnoztikimit klinik, rekomandohet edhe një analizë Urine (Gram stain, dhe culture, kjo, për të identifikuar organizmin shkaktues, dhe sensitivitetin e këtyre organizmave ndaj antibiotikëve të ndryshëm. Po kështu, një analizë për kulturë gjaku, dhe protein Creaktive mund të jenë ndihmuese, ndërsa PSA (Prostate Specific Antigen), nuk rekomandohet, mbasi, siç dihet, rritja e nivelit të saj është e zakonshme në raste infeksionesh, dhe zakonisht merr deri në një muaj për të ardhur në nivelin normal të saj, e stabilizuar.

Mjekimi,  (ndërkohë që presim për përgjigjen e kulturës), të sëmurit i fillojmë menjëherë: *Trimethoprim 300mg, 1 tablet në ditë, për 14 ditë, ose *Cephalexin 500mg, dy herë në ditë, për 14 ditë, ose *Augmentin (500mg+125), dy herë në ditë, për 14 ditë. Nqs. dyshojmë që kemi të bëjmë me një gjendje septike, apo i sëmuri nuk mund ta tolerojë terapinë orale, atëherë duhet të shtrohet në spital, dhe t’i fillohet menjëherë: *Ampicillin dhe Gentamycin, ose Ceftriaxone, (njësoj sikur trajtojmë një Pyelonephrit). Ndërsa,  (zakonisht në pacjentët me mosha më të reja), duhet të dyshohet edhe për një infeksion të shkaktuar nga sëmundje seksuale (sexually transmissible infections), siç mund të jenë, Chlamydia, Gonorrhoea, dhe Ureaplasma. Pra, nëse mendohet se shkaktarë të prostatit mund të jetë Chlamydia, ose Ureaplasma, atëherë duhet të jepet,  AZITHROMYCIN 1gr. menjëherë nga goja, ose Doxycycline 100mg, dy herë në ditë, për 2-4 javë. Nëse dyshohet se shkaktar infeksioni, mund të jetë Gonorrhoea, atëherë jepet CEFTRIAXONE 500mg intramuskular, dhe Azithromycin 1gr nga goja. Ndërkohë, të sëmurit i rekomandohet edhe marrja e një NonSteroidal AntiInflamatori, si psh. Voltaren, Indometacinë,…, që mund të qetësojnë dhimbjet, dhe të shpejtojnë shërimin, sepse lëngështojnë sekrecionet of prostatike. Rekomandohet që pas 48 orësh, nga fillimi i mjekimit të bëhet një urokulturë, dhe të rivlerësohet gjendja e të sëmurit, për të pare nëse mjekimi i dhënë po punon efektivisht.

Nëse mjekimi duket të ketë dështuar, atëherë, duhet të dyshojmë për një absess të gjëndrrës së prostatës (abscess prostatic). Për këtë rekomandohen investigime radiologjike si CT (Computed Tomography), dhe Ultrasound Transrectale. Ndërsa, po të kemi ndërmend që ta drenojmë këtë abscess, nëpërmjet një çpimi perineal, atëherë do të ishte më e sigurtë që kjo procedurë të bëhej nën orjentimin e Ultrasoundit. Nqs mendohet për një pastrim kirurgjikal të abscessit, atëherë një CT scan mund të jetë më i ndihmueshëm për të na treguar konturet/kufinjët e abscessit. Një nga komplikacionet e prostatitit akut, mund të jetë retensioni urinar akut, në këtë rast rekomandohet një heqje suprapubike e urinës, ndërsa kateterizimi uretheral, është i kundraindikuar, mbasi mund të keqësojë infeksionin. Ndër komplikacionet e tjera, përfshihen edhe, sepsis, prostatiti bacterial kronik, formimi fistulave, përhapja e infeksionit në shtyllën kurrizore, dhe lidhjet sacroiliake. Për të mos e bërë shumë të gjatë këtë shkrim, mund të themi se edhe prostatiti bacterial kronik, në 7580% të rasteve shkaktohet nga Escherichia coli, dhe shenjat më të shpeshta prezantuese mund të jenë infeksionet e përsëritura urinare, dysuria dhe shpeshtësia e urinimeve.

Një ekzaminim digital rektal i prostatës rekomandohet vazhdimisht, kjo për të dokumentuar ndonjë ndryshim, e veçanërisht prezencën e ndonjë guri, që mund të sherbejë si një rrezervuar infeksioni.

Prostati kronik/sindromi i dhimbjeve pelvike kronike,  është një diagnozë që vihet kur ne kemi përjashtuar të gjitha pathologjitë e tjera që mund të japin këto shqetësime, pra dysurinë, urinime të shpeshta, urgjenci urinimi, rrjedhje të dobët urine, dhimbje perineale, dhe fundbarku, testikulare/penis, dhe hematospermi.

Një rritje e nivelit të PSA nuk duhet t’i atribohet entiteteve të mësipërme. Prandaj për të gjetur shkakun e saj, duhet që të kërkojmë investigime të mëtejshme. Mjekimi i këtyre formave konsiston në përdorimin e alphaadrenergic receptor blockers, dhe antibiotic, që përdoren vetëm, ose të kombinuar, po kështu antiinflamatorët mund të jenë ndihmues. Po kështu cernilton ose pollen extract, ndihmojnë për symptoma urinare. Quercetin 500mg, dy herë në ditë për 30 ditë, ndihmon për spazmat muskulare pelvike, ndërsa Fluoxetine 20mg/në ditë, ndihmon për anën depressive, dhe përmirësimin e kualitetit të jetës. Transuretheral microwave therapy,  mund të jetë një formë tjetër, kur mjekimet e mësipërme s’kanë qenë efektive.