Dr. Zekri Palushi: Gripi i stinës tek të rriturit, shenjat, tipet e influencës dhe mjekimi

247
Sigal

Infeksionet e rrugëve të sipërme të traktit të frymëmarrjes tek të rriturit, gripi i stinës, shenjat, 4 tipet e influencës dhe mjekimi. Profilaksia tek personeli mjeksor dhe detoxifikimi i vaksinimit kundra-covid.


Infeksionet e rrugëve të sipërme të traktit të frymë marrjes/ respiratore, (Upper Respiratory Tract Infection/URTI), janë një nga prezantimet më të shpeshta në klinikat mjekësore, në Australi. Kolla, është një prej 5 shenjave më të shpeshta që haset në klinikat mjekësore, dhe shkaktarët mund të jenë nga më të ndryshmet, shumica e tyre mund të jenë shkaktar të parëndësishëm, e që ikin vetë, pa mjekim, por ekzistojnë edhe shkaktarë të tjerë, më serioz, si karcinoma bro-nkogjenike (bronchogenic carcinoma), që duhet ta mendojmë. Le të përmendim disa nga shkaktarët e kollës:

*Kolla është shenjë e shpeshtë gjatë infeksioneve të rrugëve të poshtme respiratore. *Kolla është shenja kardinale e bronkitit kronik. *Kolla është tipar e astmës, dhe shoqërohet me sputum/gëlbazë, veçanërisht kryesisht gjatë natës. *Kolla mund të këtë bazë psychogjenike. *Kolla mund të pesistojë me javë pas një infeksioni akut të rrugëve të sipërme respiratore, për shkak të përsistimit të inflamacionit bronkial, dhe hipersensitivitetit të krijuar në këtë trakt. *Post nasal drip, është shkaku më i shpeshtë i një kolle persistues, apo kronik. Veçanërisht shkakton kollën e natës, prej sekrecioneve, (kryesisht prej sinusitit kronik), që rrëshqasin poshtë në larynx dhe trakea, gjatë gjumit.  Kollë nga refluxi gastro-ezofageal.  Kollë nga pirja e duhanit. Kollë nga gërrhitjet në gjumë.

*Në një pacient me kollë, gjithmonë duhet të pyesim edhe nëse merr ilaçe, si psh ACE inhibitor, coversyl….

*Ndërsa shkaqet më të shpeshta të sputumit me gjak, HAEMOPTYSIS janë: URTI, 24%, bronchitet acute, apo kronike, 17%, bronchiectasis, 13%, TBC, 10%, carcinoma 4%, dhe shkaqe të tjera të panjohura 22%.

Por le të ndalemi në shkakun kryesor, në periudhën dimërore, që ju po kaloni, pra në:

GRIPIN e zakonshëm, me shkaktar në 40% të rasteve rhinoviruset.

Shenjat kryesore të shfaqjes janë: Kolla, dhimbje fyti, lodhje, temperaturë të lehtë, dhimbje koke, teshtitje, rrjedhje hundësh si uji, që brenda 24 orëve trashet, dhe bëhet si jeshile në të verdhë, dhe zgjat deri në një javë.

Mjekimi: -Pushim, analgjezik, si paracetamol, ose aspirinë, -maksimum 8 tableta në ditë, avullim, pra thithje avujsh, në rastet kur hundët janë të bllokuara. Për dhimbje fyti, përdorni gargarë me aspirinë të shkrirë në ujë, ose me lëng limoni. Vit C, 3 gram në ditë dhe Zinc tablet.

INFLUENZA, janë 4 tipe virusesh: A, B, C, dhe D.

Influenza A dhe B, janë ata viruse, që shkaktojnë epideminë sezonale në njerëz, që njihet edhe si sezoni i gripit. Ky lloj gripi, është më i keq se ai që shkaktohet nga rhinoviruset.

Shenjat kryesore: – temperature mbi 38 gradë Celcius, kollë të thatë, dhimbje fyti, skuqje të mukozës së hundës, lodhje, dhimbje muskulare, dhimbje koke, të dridhura/ethe. Kjo formë gripi mund të komplikohet edhe në infeksione bakteriale, pneumoni staphylocosike (Staphylocoçus aureus), me një mortalitet deri në 20%.

Trajtimi: -pushim në krevat, deri kur temperatura të ketë ikur, -analgjezik, si aspirinë, ose codeinë dhe aspirinë (ose paracetamol), -veçanërisht nëse kolla është e thatë dhe marrje të bollëshme lëngjesh. Në këto raste mund të jepen me efekte të mira, edhe antiviralët si: *Neuraminidiase inhibitors (që veprojnë në influenca A, dhe B), -pra Zanamivir (Relenza) 10mg, dy herë në ditë me Inhalacion, ose Oseltamivir (Tamiflu) 75mg, dy herë në ditë, nga goja. -Duhet të fillohen brenda 36 orësh nga fillimi i sëmundjes, dhe të vazhdohen për 5 ditë. Amantadine 100mg, dy herë në ditë, duhet të fillohet brenda 48 orëve të fillimit të sëmundjes, dhe vazhdohet edhe për 48 orë, pas stabilizimit (vepron vetëm në Influenzën A).

Le të bëjmë një përmbledhje:

Pra, kolla, është shenja, apo ankesa kryesore e infeksioneve të rrugëve respiratore.

Pacientët me kollë, vijnë për t’u konsultuar, gjithmonë me shpresën se do të gjejnë një shërim të shpejtë, por në fakt, shumica e shkaktarëve të kollës, si thamë edhe më sipër, shkaktohen nga infeksionet virale, si rezultat, edhe menaxhimi, në përgjithësi, bëhet i bazuar në syptomatologji. Pacientët që vazhdojnë me shenja të këtyre infeksioneve, për një kohë të gjatë, mund të humbasin durimin, e njëherësh të shqetësohen se mos kanë një infeksion covidjan, që mund t’ja u ngjisin të tjerëve. Të rriturit, (adultët), mesatarisht preken nga infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore (Upper Respiratory Trakt Infection, URTIs), 2 deri në 4 herë në vit. Shenjat tipike arrijnë kulmin në ditën e tretë, apo të katërt, dhe shumica qetësohen nga dita e shtatë. Nganjëherë kolla persiston për një kohë shumë më gjatë, edhe pse ndoshta shenjat e tjera, dhe infektueshmëria, mund të kenë ikur më parë. Progresimi, apo shoqërimi i URTI-s me sputum të ngjyrosur, rrjedhje të hundëve dhe kollë, sygjerojnë dhënien e antibiotikëve.

Një mucus/sputum/gëlbazë, me ngjyrë të verdhë apo jeshile, tradicionalisht interpretohet si shenjë e një infeksioni bakterial.

Infeksionet virale mund të krijojnë kondita të favorshme për mbi-rritjen e bakterieve commensale, që kthehen në nivelet normale, atëherë kur infeksioni viral stabilizohet /shërohet. Rrjedhja, apo rrëshqitja e mukusit nga hunda, apo sinuset, poshtë prapa fytit, (postnasal drip), që është rrezultat i një rhinosinusitis, dhe faringiti viral, që njihet edhe me termin Upper Airway Cough Syndrome, është shpjegimi më i zakonshëm për një kollë, post-viral. Kjo kollë mund të jetë e thatë, ose e njomë, që keqësohet në mbrëmje, dhe në mëngjes kur zgjohesh nga gjumi. Në këto raste, të sëmurët ndiejnë vështirësi të pastrojnë fytin, nëpërmjet kollitjes, sepse mukusi në këtë rast është ngjitës. Në këto raste mund të jenë efektive përdorimi i ujit fiziologjik, me spry (nasal saline spry). Receptorët e kollës në rrugët e frymëmarrjes, gjënden edhe në pharynx, kështu që, nëse reduktojmë inflamacionin, dhe sensitivitetin në grykë, kemi reduktuar edhe kollën. Në këto raste edhe përdorimi lokal i anestetikëve, apo anti-inflamatorëve në formë sprys për postnasal drip cough (PND), mund të jenë ndihmues. Përdorimi i mjaltit në dhimbjet e grykës/fytit, mund të ndihmojë edhe në reduktimin e kollës. Bronchiti acut, shpesh edhe mbi-diagnoztikohet, sidomos në të rinjtë, që paraqiten me një kollë të njomë, por kanë një auskultacion normal, kjo përjashton një infeksion të rrugëve të poshtme të traktit respirator (Low Respiratory Tract Infection). Një mukus pharyngeal, që prodhon kollë të njomë, produktivë, pra me gëlbazë, shpesh indikon dhënien e antibiotikëve. Pacientët me kollë produktiv të vazhdueshëm për shumë javë, duhet të konsultohen me një kujdes të madh, të merret një histori e hollësishme, të shihet për ‘red flags’, të ekzaminohet me shumë vemendje , dhe të konsiderohen investigime, si një grafi gjoksit, dhe spirometry. Presencë e zhurmave jo normale në mushkëri, kolla e njomë/produktiv, -sugjeron pathologji në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, dhe ka nevojë të mjekohet me antibiotikë. Nëqoftëse kolla persiston mbi 6 javë, pa ndonjë arsye, apo lidhje me faktor dytësor të njohur, duhet të referohet tek specialisti i mushkërive.

Flitet shumë për post-covid-19 syndrome, apo Covid të zgjatur (long covid).

Në shkrimet e mëparshme, kam folur mjaft për problemet Covidiane, prandaj në këtë rast nuk do të ndalem këtu, por ju siguroj se këta ‘’diagnoza’’, nuk janë pasojë e covidit, por janë pasoja të vaksinimit kundra-covidit.

Me këtë rast, të gjithë atyre që s’kanë pasë mundësi t’i bëjnë këta vaksina, u them që të mos dëshpërohen aspak, ndërsa ata që i kanë marrë këto vaksina, i këshilloj që të mos marrin të tjera, në formë ‘booster’, por të përpiqen për t’u detoxifikuar, duke ndjekur këshillat e mëposhtme:

Një gotë me ujë të vakët me një lugë të vogël ascorbinic acid çdo mëngjes esëll, thitheni me një pipë, për të ruajtur emalimin e dhëmbëve,  merreni këtë, edhe dy – tre herë të tjera gjatë ditës vitaminë. Ka efekt antipiretik (ul temperaturën), dhe antibacterial, (pothuajse të një niveli me antibiotikë). Po kështu, praktikisht ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe në sëmundjet alergjike. Për të marrë rezultatet e dëshiruara, vitamina C, duhet të merret me doza të përshtatshme, pra deri në ato nivele që i toleron zorra, dhe atë, ju e përcaktoni vetë. Individ me alergji të rënda, (përfshi edhe astmën bronkiale). Një person, alergjik nga pickimi i bletës, kishte arritur të stabilizohej, duke marrë doza deri në 25.000 miligram, menjëherë pas pickimit, dhe më pas, edhe 2-3 doza të tjera, pra deri në fund të ditës ai kishte marrë 100.000 miligram, dhe s’kishte përjetuar as edhe një simptom alergjie, dhe s’kishte pasur as edhe një fenomen anësor. Ka mjaft raste të tjera që konfirmojnë marrjen e 20.000 mg vit C në ditë, dhe zhdukjen e shenjave të alergjive, që kishin pasur. Shumë nga pacientët e mi, që marrin vit C, në ato doza, që zorra jua toleron, s’ka pasur më shenja alergjie.

Në mbyllje të këtij shkrimi, po ju kujtoj edhe një here, se çfarë duhet të bëni në përgjithësi, nëse ju, apo familjarët tuaj, shfaqin shenja të një infeksioni viral, të çfardo lloj qofshin, përfshi edhe ‘’Covid-19’’:

Protokolli i HYDROXYCHLOROQUINES, -që vazhdohet për 5-10 ditë:

1-Hydoxychloroquine (plaquenil) 200 mg- 1 tablet, çdo 12 orë.

2-Doxycycline, 100mg- 1 tablet, çdo 12 orë. Zithromax 500mg, 1tab./ditë, për 5 ditë.

3-Zinc, – 1 tablet, çdo ditë.

4-Vit D3, -1 capsule, çdo ditë.

5-Vitamin C,- 2 tableta, 3 herë në ditë. (mos harroni dozat e mësipërme).

*PER QELLIME PROFILAKTIKE, sidomos të Personelit Mjekësor, jepen njëherësh, 2 tableta, (400mg), çdo javë.

Protokolli i IVERMECTIN-es është:

-Ivermectin, (stromectol) 3mg, -merren 4 tableta, (12mg), njëherësh, esëll në mëngjes, -çdo ditë, për 5 ditë rresht.  Si dhe ilaçet e tjera që përfshihen në protokollin e Hydroxychloroquinës.

Studimet kanë treguar se Ivermectina e pengon hiper-sekrecionin e mucusit nga qelizat goblet, që do të thotë se ka efekt anti-inflamator, anti-bacterial, anti-viral, dhe është vazhdimisht duke u grumbulluar, evidencë që ivermectina luan një rol shumë të rëndësishëm në prevenimin dhe trajtimin e disa lloje kanceresh. Përdoret me sukses në inflamacionet e rrugëve respiratore, e po kështu, (nuk po shpjegoj mekanizmin e veprimit), por ka efekt shumë të mirë, edhe në astmën alergjike.