Dr. Albana Duni: Refluksi gastro-ezofageal, ja çfarë ndodh nëse nuk trajtohet

2239
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”, Dr. Albana Duni, mjeke gastro – hematologe (endoskopiste) në Tiranë

Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal është sëmundja më e shpeshtë e ezofagut dhe ka të bëjë me rikthimin e sekrecioneve të stomakut në ezofag. Por ndodh dhe refluksi faringo -laringeal kur sekrecionet gastrike kalojnë nga faringu në laring. Ky rikthim ndodh si pasojë e humbjes së tonusit të sfinkterit të poshtëm gastro-ezofageal, që ndodhet pikërisht në vendbashkimin e ezofagut me stomakun si dhe të sfinkterit të sipërm. Ky sfinkter ka rolin e një valvule funksionale, e cila hapet sa herë ne ushqehemi ose pimë. Në rastin e humbjes së tonusit të kësaj “valvule” kjo do të ngelet hapur për një kohë të gjatë dhe lëngjet gastrike do të rikthehen mbrapsht në ezofag. Një situatë e tillë ndodh në rastin e hernies hiatale që është ngritja lart në ezofag e mukozës gastrike. Por se çfarë ndodh nëse sëmundja lihet pa u trajtuar, si bëhet ekzaminimi dhe diagnostikimi i saj i shpjegon në një intervistë për Suplementin Shëndetësor, Dr. Albana Duni, mjeke gastro-hematologe (endoskopiste)…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print