Diabeti, mënyra e duhur për t’i ngrënë patatet

964
Sigal

Patatet janë ndër perimet më të pëlqyeshme të shqiptarëve.

Recetat më të mira të gatimeve na mundësojnë patate të pjekura, pure, të skuqura e të ziera.

Secila prej këtyre formave të gatimit ofron rezultate të shkëlqyera e shumë të shijshme.

Patatja është një ushqim i rëndësishëm për të gjithë rruzullin.

Megjithatë patatja përmban karbohidrate komplekse, një mollë e ndaluar për diabetikët.

Indeksi i glicemisë tek patatja e bën këtë perime një karbohidrat të dëmshëm.

Nëse indeksi i glicemisë së një ushqimi është mbi 70, atëherë ky ushqim e rrit frikshëm nivelin e sheqerit në gjak.

Indeksi i glicemisë tek patatet është mes 58 dhe 111.

Indeksi i glicemisë së një patate të zier është 78 ndërsa i perimes së gatuar është 87.

Megjithatë, duke qenë se patatet janë perime shumë popullore, atëherë nuk konsiderohen të dëmshme për sa kohë nuk serviren të skuqura.

Indeksi i Glicemisë Dhe Diabeti

Ekspertët sqarojnë se performanca e trupit është optimale për sa kohë niveli i sheqerit në gjak është konstant dhe nuk luhatet në ekstreme.

Kur sheqeri në gjak bie në nivele të ulëta, njeriu bëhet letargjik dhe tepër i uritur.

Nëse niveli i sheqerit është shumë i lartë, truri i thotë pankreasit të sekretojë më shumë insulin.

Insulina ruan ekuilibrat e sheqerit në gjak duke e transformuar sheqerin e tepërt në yndyrnë.

Sa më i lartë niveli i sheqerit në gjak, aq më shumë do të sekretohet insulina e cila do ta ulë tepër sheqerin në gjak.

Rrjedhimisht kur njeriu konsumon ushqime me një nivel të lartë glicemie ata përjetojnë një energji të fortë si pasojë e sheqerit të lartë dhe më pas një letargji të madhe si pasojë e akumulimit të yndyrës.

Një gjë e tillë nxit urinë dhe dëshirën për të ngrënë më shumë.

Diabetikët janë më të rrezikuar nga një gjë e tillë sepse organizmi i tyre nuk e përpunon dot insulinën e sekretuar nga pankreasi.

Patatet, Superfuqia Ushqyese

Pavarësisht se patatet kanë një nivel të lartë të glicemisë, ato ofrojnë shumë vlera të mira ushqimore dhe shëndetsore..

Patatet janë një burim shumë i mirë i vitaminës B6 dhe i kaliumit, vitaminës C, manganit, fosforit, niacinës, fibrës dhe acidit pantotenik.

Patatet e ëmbla në veçanti janë shumë më të pasura në ushqyes.

Ato kanë shumë vitamina A, C dhe B6 por edhe antioksidantë, hekur dhe fibër.

Patatet e ëmbla kanë një nivel më të ulët glicemie, një lajm shumë i mirë për diabetikët.

Receta Të Shëndetshme Për Diabetikët.

Ekspertët rekomandojnë që diabetikët të hanë patate të ziera, të skarës dhe të kavërdisura.

Patatet e skuqura apo pure duhen shmangur plotësisht.

Mënyra më e mirë e konsumit të patateve është duke i kombinuar me erëza dhe barishte siç janë koriandra, rigoni, speci i kuq, sherebela, trumza, rozmarina, borziloku e të tjerë.

Patatja mund të gatuhet edhe me perime të pasura me fibër, të cilat ngadalësojnë tretjen dhe shmangin luhatjet e sheqerit.

Pataten duhen ngrënë me lëkurë në të cilën gjenden shumica e vitaminave, hekurit, kalçiumit, kaliumit e të tjerë.

Racioni I Duhur i Patateve

Patatet dhe veçanërisht ato të ëmblat mund të konsumohen nga diabetikët për sa kohë merret në konsideratë sasia ose racioni.

Ekspertët sqarojnë se vetëm një e katërta e pjatës gjatë një vakti duhet të përmbajë ushqime me karbohidrate.

Nëse sasia e kalon këtë limit, atëherë këto ushqime do të shkaktojnë kaos në organizëm.

Për ta përmbyllur, diabetikët nuk kanë përse t’i shmangin patatet plotësisht, për sa kohë zgjedhin perimen, sasinë dhe mënyrën e duhur të gatimit.