Çfarë shkakton uji i nxehtë me limon

509
Uji i nxehtë me limon është jë pije e cila ndihmon për tretjen, mirëfunksionimin e mëlçisë, qetëson stomakun dhe përdoret si një ndër dietat më të besueshme për tu dobësuar. Ndërsa nga ana tjetër dentistët pohojnë se kjo lloj pije gërryen smaltin e dhëmbëve duke i çngjyrosur dhe i shkatërruar ato.
Këshilltari i Shoqatës Dentare Britanike, Prof. Damien Walmsley, shprehet se studimet e fundit tregojnë se sa më të lartë ta ketë shkallën e aciditetit një pije aq më e dëmshme është për dhëmbët tona.
Sipas tij duhet të kemi veçanërisht kujdes nga lëngu i limonit i cili ka një pH shumë acid nga 2-3 sidomos kur shoqërohet me ujë të nxehtë. “Uji i nxehtë mund ta rrisi efektin shkatërrues te dhëmbët pasi gërryerja është më e madhe në temperature të larta”, shprehet Prof.Walmsley. Për të pakësuar këto efekte rekomandohet që uji me limon të pihet me një pipë në mënyrë që mos të prekë dhëmbët ose të pihet shpejt që të jetë në kontakt vetëm për pak sekonda me to.
Sigal