Oligarkia e Edi Ramës nuk e ndalon dot krimin

444
Kreu i demokratëve Lulzim Basha reagoi ndaj ngjarjeve që po ndodhin në Parkun e Liqenit me ndërtimet më të fundit nga Bashkia. Çdo ditë ka pasur konfrontime të qytetarëve, shoqërisë civile dhe deputetëve të PD me Policinë e Shtetit, ku këta të fundit mbrojnë hapësirat ku po ndërtohet, e ndërsa të tjerët shprehen se janë punime të jashtë ligjshme që po bëhet. Betonizimi po e shkatërron liqenin. Kreu i demokratëve ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme pranë liqenit artificial. “U provua se regjimi i Edi Ramës është një regjim antikushtetues dhe antiligjor. Është një regjim i krimit dhe i dhunës. U provua se Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, qytetarët shqiptarë janë në anën e ligjit, janë në anën e së drejtës, janë në anën e Kushtetutës, dhe sot shteti ligjor, shteti i së drejtës jemi ne, krimi dhe regjimi oligarkik është përballë nesh”. 

Kështu Basha dënoi ashpër dhunën e ushtruar dje në parkun e liqenit. “Me një përpjekje për t’iu kundërvënë një të drejte elementare, të drejtës së protestës, një përpjekje për t’i shërbyer antiligjit, duke përdorur dhunën e zhveshur dhe shtazarake, kundër grave dhe vajzave, të rinjve, të rejave dhe të moshuarave, regjimi i Edi Ramës mobilizoi efektivë të policisë në kundërshtim me ligjin, të armatosur deri në dhëmbë, pa shenjat e tyre të identifikimit, për të ushtruar dhunë mbi protestuesit, një pjesë e të cilëve ka përfunduar në spitalet e Tiranës”. Basha ka theksuar se duke përdorur dhunën dhe frikën do të vendosin regjimin oligarkik në Shqipëri. “Këta mendojnë se me anë të dhunës dhe përndjekjes policore mund të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me milionat që iu marrin shqiptarëve që rraskapiten nga mëngjesi deri në darkë, me vende pune që paguhen keq, apo që kërkojnë prej muajsh e vitesh vende pune e nuk gjejnë, për të ushqyer fëmijët e tyre. Këta kujtojnë se do të detyrojnë shqiptarët të marrin rrugën e emigracionit, rrugën e eksodit nga dëshpërimi e në këtë mënyrë ta kthejnë Shqipërinë në kopshtin e sundimit të oligarkëve”. Ne jemi sot këtu për ti thënë që kjo nuk ka për të ndodhur, vazhdon në fjalën e tij Kryedemokrati Basha, që oligarkia nuk ka për të triumfuar, se ne do të qëndrojmë, luftojmë dhe rezistojmë për shtetin ligjor, për demokracinë dhe ne së bashku me të gjithë qytetarët shqiptarë do të fitojmë. “Ky regjim bandit i ka orët e numëruara. Ky regjim që tregoi sot fytyrën e tij të vërtetë, para Europës, para Amerikës dhe para qytetarëve shqiptarë, duhet ta dijë se po sot ka filluar numërimi mbrapsht për të. Ne nuk ndalemi, ne nuk sprapsemi, ne do të qëndrojmë fort gjithmonë e më shumë të bashkuar në qëllimin tonë në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të ligjit.

 Edhe sot këtu në këtë drejtori të Policisë të Tiranës ne ishim ligji, ne ishim Kushtetuta dhe përballë kishim fytyrën antiligjore të regjimit të Edi Ramës, të njeriut që drekon e darkon me shullazët, të cilët bëjnë ligjit në komisariatet dhe drejtoritë e policisë ndërkohë që qytetarët që ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për protestë grabiten në mes të ditës nga maskat dhe burgosen në mënyrë të paligjshme”. Lulzim Basha informon se sapo ka takuar dhe biseduar me kryetarin e Degës nr 5 Çim Babasin. Kam kërkuar është shprehur Basha nga autoritetet e prokurorisë shqiptare të rivendosin ligjin, të vendosin para përgjegjësisë ligjore xhelatët, njerëzit që përlyen uniformën e shtetit, të cilët përlyen uniformën e ligjit duke vepruar si banditë në mes të ditës në Tiranë dhe po kështu të japin drejtësinë e merituar për të gjithë ata që dhunuar protestuesit e pafajshëm në ditën e djeshme dhe ju garantoj se do të vazhdojmë të luftojmë deri në përmbushjen e këtij kushti të drejtë. “Kush mendon se me dhunë, frikë, me terror do ta ndalë një popull që të luftojë për vlerat e vërteta, për vlerat e lirisë dhe demokracisë, e ka gabim. Shqiptarët e kanë provuar njëherë e do ta provojnë përsëri. Dita e madhe e pranverës së demokracisë po afron. Nuk e ndalon dot Edi Rama. Nuk e ndalon dot krimi. Nuk e ndalon dot oligarkia”. Rroftë Demokracia. Rroftë Liria. Rroftë Populli Shqiptar, është shprehur kryedemokrati Lulzim Basha. 
Sigal