Ç’duhet të konsumojnë para se të flenë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia

43
Sigal

Më shumë se një e treta e amerikanëve nuk flenë mjaftueshëm, kjo sipas Centers for Disease Control and Prevention (CDC). Nëse jeni një prej tyre, me siguri jeni duke luftuar me pagjumësinë.

Ideja e të ngrënit para gjumit nuk është edhe aq e pranueshme, sidomos pirja e një kafeje, alkoolit apo zakoni i mbajtjes së telefonave apo pajisjeve elektronike para fytyrës teksa përpiqeni të flini.

“Shumë njerëz pinë një ose dy gota verë në mbrëmje, por në fakt kjo mund të jetë e dëmshme për cilësinë e gjumit,” thonë ekspertët për The Mirror.

Ka disa opsione shumë më të arsyeshme që mund t’i shtoni në dietën tuaj për të bërë një gjumë më të qetë dhe të plotë.

Ç'duhet të konsumojnë para se të flenë

FOTO: VBALEHA – STOCK.ADOBE.COM

Në krye të listës? Arrat, bajamet dhe fëstëkët për shkak të niveleve të larta të zinkut dhe magnezit. Këto element njihen për ndikimin në problemet me gjumin. Ata që janë alergjikë mund të zgjedhin kivi, qershi dhe peshk me vaj si sardelet dhe toni.

Ç'duhet të konsumojnë para se të flenë

FOTO: PATTARISARA – STOCK.ADOBE.COM
Ç'duhet të konsumojnë para se të flenë

FOTO: VOLTAN – STOCK.ADOBE.COM

Për juve që nuk ju pëlqen ideja e të ngrënit para gjumit, mund të pini çaj kamomili ose të merrni suplemente magnezi që gjithashtu ndihmojnë në qetësimin e gjendjes suaj, ashtu si edhe aroma e lavandrës.

Ç'duhet të konsumojnë para se të flenë

FOTO: KARDASKA – STOCK.ADOBE.COM

Stresi konsiderohet shkaku numër një i pagjumësisë, sipas Cleveland Clinic. Personat që vuajnë nga pagjumësia kanë vështirësi për të fjetur, zgjohen shpesh, zgjohen shumë herët dhe të lodhur.