A mund ta kesh kaluar Covid-19 dhe të mos kesh antitrupa?

417
Sigal

A është e mundur të kesh kaluar Covid-19 dhe të mos kesh antitrupa? Po, është e mundur. Ajo që nuk dihet është se sa persona mund të jenë në këtë situatë, por mund të ndodh, pasi antitrupat janë vetëm një nga rrugët që përdor sistemi imunitar për të luftuar infeksionet, por ka edhe mënyra të tjera.

Si fillim kemi përgjigjen e lindur, që është përgjigja më e shpejtë për të luftuar një infeksion të çdo lloj patogjeni, jo vetëm viruseve.

Në disa raste, nëse përgjigja e lindur është shumë e fuqishme ndodh që trupi shmang infektimin ose nëse ndodh infektimi, ai ndalet shumë shpejt. Në këtë rast personit që i ndodh kjo, praktikisht nuk do të kishte simptoma sepse kjo përgjigje është shumë e shpejtë dhe nuk zhvillon antitrupa pavarësisht se është infektuar.

Në rastet e një imuniteti të lindur shumë të fortë, organizmi ndalon që në fillim parimin e shumëfishimit viral. Në rastin e koronavirusit të ri, nuk kemi ende shumë të dhëna konkrete në lidhje me funksionimin e përgjigjes së lindur, por dimë që ndoshta luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse në raste të tjera kontrollon shumë mirë infeksionet virale.

Ka dhe një tjetër mundësi mbi të cilën ka më shumë të dhëna në rastin e Covid dhe që është imuniteti i fituar që përgjigjet para formimit të antitrupave.

Imuniteti i fituar është ai që zhvillohet pasi jemi infektuar.

Ky imunitet ka një komponent qelizor. Qelizat me aftësi citotoksike janë të afta të vrasin qelizat e infektuara.

Imuniteti qelizor mund të frenojë infeksionin tek disa persona duke bërë që virusi të zhduket shumë shpejtë dhe të mos krijohen antitrupa. Pra edhe ky gjithashtu është një rast i atyre njerëzve që janë infektuar dhe nuk kanë prodhuar antitrupa.

Në pjesën më të madhe të personave të infektuar gjenden të tre llojet e imunitetit: i lindur, shumë  i shpejt që nëse nuk arrin të kontrollojë praninë e virusit, bën që organizmi të aktivizojë sistemin mbrojtës më kompleks që është imuniteti i fituar që përfshin komponentin qelizor dhe prodhimin e antitrupave. Këto dy degë të fituara vonojnë në zbatimin e tyre, pasi janë specifike për patogjenin që na infekton. Ky lloj imuniteti vonon disa javë dhe nëse gjithçka shkon mirë arrin të kontrollojë infeksionin.

Pra në rastet e personave që kanë një imunitet të lindur ose të fituar citotoksik shumë të fortë, mund të ndodh që nuk arrijnë të zhvillojnë antitrupa dhe janë shëruar para prodhimit të tyre.

Por ka një gjë shumë interesante që është publikuar së fundmi dhe që tregon se ka persona me një sëmundje të caktuar që u pengon zhvillimin e antitrupave dhe tek disa prej tyre përgjigja qelizore është e mjaftueshme për të kontrolluar koronavirusin pa zhvilluar sëmundje të rëndë.

Për ata persona që janë shëruar pa prodhuar antitrupa mund ta konfirmojmë që e kanë kaluar sëmundjen vetëm nëse në një moment është bërë testi dhe kanë dalë pozitiv.  Ka raste të raportuara për shembull në personelin shëndetësor që tregojnë që personat që kanë dalë pozitiv pas disa javësh nuk kanë antitrupa.

Kjo nuk ndodh shumë shpesh, megjithatë na bën të mendojmë se përdorimin e serologjisë për të konfirmuar përqindjen e personave të infektuar, ndoshta nuk është shumë e saktë.

Dhe nëse këta persona mundet apo jo të infektohen sërish, në parim dikush mund të pres që nëse infektohen do kenë të njëjtën përgjigje që kishin si në infektimin e parë, pra do të shëroheshin, por mundësia e një infeksioni të dytë ekziston.  Ndodh e njëjta gjë me ata persona që kanë antitrupa përballë virusit. Që të jenë të mbrojtur këto antirurpa duhet të jenë neutralizues pra duhet të evitojnë infeksionin, gjë që nuk matet  nga testet serologjike. Prandaj duhet të kujdesimi në të gjitha rastet sepse një infektim i dytë është gjithnjë i mundur.

***Pyetja është bërë nga media spanjolle El pais dhe është përgjigjur Nuria Izquierdo Useros, hulumtuese e grupit të patogjeneve emergjent në Institutin e Hulumtimit të Sida IrsiCaixa.