Kryebashkiaku Nesim Spahiu: Sot Skrapari bashkon traditën me zhvillimin e ri global

674
Sigal

Gazeta Telegraf/


Sot Skrapari bashkon traditën me zhvillimin e ri global


Rrethi i Skraparit shtrihet në Shqipërinë
Jugore dhe kufijtë e saj administrativë kanë një sipërfaqe prej 147 km.
Skrapari është i përbërë nga dy qytete kryesore dhe nga 99 fshatra.Ai ka një
reliev malor dhe një pozitë gjeografike të favorshme. Ai përshkohet nga dy
lugina, ajo e Osumit dhe Tomorricës, e cila historikisht që nga koha e Desartëve
dhe më pas kanë qenë rrugëkalimi për lidhjen mes ultësirës së Adriatikut dhe
Desartisë. Ndodhet në lartësinë 270 metra mbi
nivelin e detit
në sheshin e pazarit, deri në 1880 metra, qe e arrin me
malin e Tomorit
dhe ka
klimë malore.
Një element të rëndësishëm për traditën dhe kulturën materiale përbën veshja ku
elementi më kryesor  i saj ka qenë guna, ndërsa
kultura përfaqësohet me gjashtë vlera të rëndësishme si :
Kalaja e Skraparit,
Kalaja e Prishtës,
Ura e Sharovës,
Peshkopata e Hasan Seitajt,
Teqeja e Backës,
Gjurma e kalit të Abas Aliut.
Legjendat janë të ndryshme, ndër më kryesore është ajo e Abaz Aliut dhe misteri
i Malit të Tomorrit. Skrapari ka një traditë patriotike, e cila kulmon me
vlerat e shprehura nga Riza Cerova, dhe me pas nga heroizmi i Luftës partizane
dhe brigadave nacionalçlirimtare, ku beteja e Tëndës së Qypit mbetet nga më
historiket dhe më të përgjakshmet e Luftës së Dytë Botrore. Lufta e Tëndës së
Qypit konsiderohet si ajo e Stalingradit, ku partizanët dhe forcat e rezistencës
së bashku me banorët luftuan për të mos lejuar futjen e Nazistëve Gjermanë në Çorovodën
e çliruar më 5 Shtator 1942, si rrethi i  rrethi i parë i çliruar në vendin tonë. Pas çlirimit,
ky rreth i është cilësuar si “ Kryeqyteti i Luftës”, vendi ku u ruajt  thesari i popullit shqiptar të vënë me mund, djersë
dhe sakrificë. Bashkë me Poliçanin janë dy qendrat e rrethit ku u ngrit uzina
mekanike e armatimit të Ushtrisë Shqiptare, e cila dikur punësonte deri në 8
mijë punëtorë nga të gjitha zonat .


 

 





















 

Çorovoda
(Shqipëria)



40°30′16″V 20°13′42″L / 

Të dhënat bazë

Shteti

Shqipëria

Qarku

Qarku i Beratit

Rrethi

Rrethi i Skraparit

Targat
e automjeteve

SK

Sipërfaqja

775 km²

Popullsia

8 400 banorë

Kodi
postar

5401-5402 [1]

Prefiksi telefonik

+355 (0) 312

Aeroporti Nënë
Tereza

180 km nga Çorovoda

Faqja zyrtare

http://bashkiacorovode.gov.al/

Politika

Kryetari

Nesim Spahiu

Partia
udhëheqëse

Levizja Socialiste per Integrim
(LSI)

 

Personaliteti më i madh në të gjitha
kohrat që nga lindja e njerëzimit deri më sot është Ilir Meta Kryetar i LSI  (Ish Kryeministër) dhe aktualisht Kryetar i Kuvendit
të Shqipërisë

 

 

Sot Skrapari ka evenimentin e përvitshëm,
i cili prej 5 vitesh është kthyer në një traditë  jo vetëm rajonale por edhe mbarë kombëtare. Ekspozitën
me produkte bujqësore dhe industriale. Në lidhje me këtë eveniment që nis sot,
ne intervistuam Kryebashkiakun e Skraparit, Zotin Nesim Spahiu.

 

Z.
Spahiu! Ekspozita e hapur me produktet bujqësore, industriale dhe ato të traditës
mbush 5 vjet. Çfarë do të thotë kjo për Ju si kryebashkiak dhe a mundet të na
zbuloni diçka nga përgatitjet?

Kryebashkiaku Nesim Spahiu  : Sot  ne orën 09.00  çelin siparin e tyre aktivitetet e përgatitura
nga Bashkia,bizneset, personat fizikë dhe ambulatorët e tregut të lirë të
produkteve ushqimore, blegtorale, të traditës, artizanët dhe zanatçinjtë. Ky
event do të fillojë  me  inspektimin e punimet që po bëhen tek gazsjellësi
TAP-I, i cili shtrihet edhe në zonën tonë dhe ne po kujdesemi për një bashkëpunim
të ngushtë në interes të ekonomisë rajonale,dhe asaj kombëtare. Do të jemi të përkushtuar
në këtë drejtim, pasi nga ky gazsjellës fiton Skrapari dhe mbarë Shqipëria.

 

Z.
Spahiu, pas inspektimit të mësipërm, a mund të na zbardhni vazhdimësinë e
aktiviteteve të tjera ?

 

Kryebashkiaku Nesim Spahiu: Mbas
inspektimit te këtyre punimeve rreth orës 10.00 do të shkojmë direkt në panair.
Do të inspektohen prodhimet dhe do të ketë një bashkëbisedim të gjerë mes
prodhuesve, tregtarëve dhe qytetarëve vendas dhe qindra skraparllinjve të cilët
kanë  konfirmuar ardhjen e tyre. 

Z.
Kryetar, do këtë ndonjë vlerësim stimulues për më të mirët?

Kryebashkiaku Nesim Spahiu: Patjetër është
menduar edhe stimuli moral dhe vlerësimi i më të mirëve. Duhet thënë që tregtarët
do jenë vendas nga Çorovoda dhe rrethinat e Skraparit dhe kryesisht do jenë  produkte të zonës tradicionale.

 

 Z. Spahiu, cilat janë produktet materiale dhe
ushqimore që do jenë te afishuara?

Kryebashkiaku Nesim Spahiu: Prodhimet blegtorale, prodhimet bujqësore, fruta, do
ketë prodhime artizanale, punime mjeshtërore të pllakave të gurit, tavolinave, punimet
artistike me dore etj.

 

Z.
Spahiu, do ketë ndonjë aktivitet artistik dhe kulturor të grupit te Sraparit që
do të shoqërojë këtë eveniment?

Kryebashkiaku Nesim Spahiu: Patjetër që
ka. Ne si bashki e kemi menduar deri në detaje, në mënyrë që bashkë me traditën
bujqësore, blegtorale, artizanatit etj, të shkrijmë dhe shpalosim në këtë
eveniment  edhe traditën e pasur artistike
dhe kulturore të këngës sonë tradicionale. 

Po
 ndonjë ide për vitin në vazhdim dhe më
vonë zoti Kryetar?

 

Kryebashkiaku Nesim Spahiu: Patjetër që
po . Përpara na presin festat e Nëntorit, ajo e Pavarsisë, Çlirimit të vendit
nga nazifashizmi, ndërsa vitin tjetër do kemi Jubileun e 75 vjetorit të Çlirimit
të Skraparit, qytetit të parë në vend dhe në Evropë. E kemi menduar të jetë
shumë më madhështor se festimet e mëparshme dhe bashkë me këtë datë do kemi
edhe suksesin e padiskutueshëm të zgjedhjeve të përgjithshme, ku mobilizimi dhe
rezultatet do të jenë spektakolare për LSI ,forcë e cila udhëheq edhe në
Bashkinë tonë.    

Faleminderit
dhe faqebardhë, zoti Spahiu!.