Zyrtari i PS, Zef Kola kapet me 205 kg hashash, policia fsheh ngjarjen nga frika e deputetit!

1077
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër rast skandaloz, ku eksponentë të Partisë Socialiste kapen me sasi të madhe droge nga policia, ndërsa ngjarja mbahet e fshehtë.

Në postimin e radhës Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili tregon se Zef Kola, i njohur si eksponent i Rilindjes në Malësinë e Madhe dhe mbështetës i Paulin Stërkajt, është ndaluar sëbashku me 5 persona të tjerë nga policia pasi është kapur me 205 kg hashash, por ngjarja nuk ëhstë dhënë në media, pasi mbrohet nga deputeti i PS.

Ja mesazhi i Berishës:

Narkotrafikanti narkokryetar i qendres se narkofarses se votimit!

Miq, narkotrafikanti Zef Kola që u ndalua rastësisht tre ditë më parë me 205 kg hashash, eksponent i narkopartisë dhe kryetar i qendrës së narkofarsës së votimit në Malsinë e Madhe.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Përshëdetje Doktor ky quhet Zef kola Para 3 ditësh janë kapur 5 persona me 205 kg hashash dhe kryetari i grupit është eksponent i partisë  partisë socialiste mbështetës i Paulin stereks dhe i kryetarit aktual Tonin Marinaj ky në 30 qershore ka qenë kryetar komsjonit në lagjen e tij Ferm Aliaj me gjith djalin e tij dhe nipin asnjë media se jep që mbrohet nga deputeti Sterkaj.