Përparim Spahiu: E turpshme, Edi Rama bën avokatin e Athinës

80
Sigal

Kryetari i LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës lidhur me shtrirjen e Greqisë me 12 milje.

Spahiu thotë në një reagim në rrjetet sociale, se avokatia që kryeministri i Shqipërisë po i bënë Athinës është e turpshme.

“E turpshme avokatia që KM vazhdon t’i bëjë aktit të njëanshëm të Greqisë për zgjerimin nga 6 në 12 milje të detit territorial në Jon.

Ka 1 orë që sulmon live në TV, këdo në Tiranë që kërkon informacion dhe transparencë, që nga presidenti i Republikës deri tek ekspertët, me fjalët më të ulëta dhe të padenja. Pasi deklaroi në shtator se çdo zgjerim duhet të ndodhë me marrëveshje, sot heq paralele prej shejtan-budallai me Shqipërinë e 1990”,– shprehet Spahiu.

Ish-deputeti i LSI-së thotë se pas 25 prillit do të bëhet transparencë për çdo akt të ndërmarrë nga Edi Rama që cenon integritetin e vendit.

“Nëse s’je i zoti të bësh transparencë për popullin tënd, të paktën mos bë në mënyrë të panevojshme avokatin e Athinës! Sovraniteti nuk mund të negociohet, aq më pak të dhurohet! Pas 25 prillit nisim transparencën për çdo akt, reagim apo mosreagim që cenon integritetin territorial të vendit”,- deklaron Përparim Spahiu.