“Zyrtarë kanë ndërhyrë në proces” Partia e Lirisë i kërkon SPAK të mos hesht për masakrën elektorale

249
Sigal

Nga selia e Partisë së Lirisë, në një dalje për mediat nënkryetari i kësaj force politike, Endrit Braimllari, tha se provat e Kuçovës dhe Rrogozhinës (duke i’u referuar zgjedhjeve vendore) “tregojnë qartë 14 maji ka qënë një ditë ku institucionet shtetërore, strukturat kriminale të drejtuara drejtpërdrejtë nga Edi Rama dhe zyrtarët e tij kanë ndërhyrë në proces.” – nisi me këto fjalë deklaratën Endrit Braimllari.

“…shqiptarët po shohin qartë që Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është kthyer në një institucion varësie të kryeministrit, ku çdo vendim e merr në shërbim të tij.” tha ai duke vijuar: “Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka publikuar shkelje shumë të rënda në të gjithë procesin e zgjedhjeve që ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultat dhe këto nuk janë marrë në shqyrtim nga KAS. Janë më shumë se 700 video që tregojnë qartë manipulimin e zgjedhjeve në Kuçovë ku shihet sesi komisionerë të Rilindjes votojnë disa herë. Duket qartë, votimi në grup. Vihet re, bllokimi i kamerave në Qendrat e Votimit. Të gjitha këto fakte nuk janë marrë në shqyrtim nga KAS dhe si gjithmonë KAS voton politikisht në shërbim të Rilindjes.”

Për nënkryetarin e Partisë së Lirisë “Të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara duke krijuar një skenar të qartë të manipulimit të zgjedhjeve dhe marrjes së tyre në tavolinë duke përdorur çdo instrument shtetëror në kundërshtim me ligjin.

Nga selia e Partisë së Lirisë, ai i bëri thirrje edhe SPAK për të mos heshtur. “I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë, SPAK-ut në veçanti që nuk ka arsye të heshtë. Tani që ka pavlefshmëri të kutisë së burgut të Rrogozhinës duhet të kishte nisur hetimin për zyrtarët e lartë në këtë manipulim.  Duke filluar nga Edi Rama, Erion Veliaj si sekretar politik, Ulsi Manja, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorin e Burgut të Rrogozhinës. Është e qartë që skema e Rilindjes ka qenë e njëjtë në të gjithë Shqipërinë duke sjellë në krye kryetare bashkie të papërgjegjshëm, arrogantë, shkelës të ligjit që vënë interesin personal mbi atë të qytetarëve.” – tha Endrit Braimllari.