Zonë e lirë ekonomike / Kryebashkiaku Veliaj nënshkruan marrëveshjen me Koorporatën Shqiptare të Investimeve, prioritet tenkonologjia

221
Sigal

 

Megjithëse janë ditët e fundvitit, Kryetari i Bashkisë Tiranë vazhdon agjendën e tij që këto ditë është edhe më e ngjeshur qoftë me finalizime të nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme në të mirë të punës e jetesës të të rinjve  në Kryeqytet, por edhe duke qenë i panishëm në aktivitete të ndryshme. Kështu ai nënshkroi marrëveshjen me Korporatën e Investimeve Shqiptare. Ai u shpreh:I lumtur për marrëveshjen me Korporatën e Investimeve Shqiptare, me të cilën do të bashkëpunojmë ngushtë, duke nisur nga Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, e mandej për nxitjen e start up-ve që punësojnë të rinj. Forca!”

Veliaj: Rindërtimi nuk ndalet, edhe një shtëpi e re i shtohet Farkës

Rindërtimi nuk ndalet, edhe një shtëpi e re i shtohet Farkës. Për drekë në shtëpinë e re dhe të bukur të Islam Dervishit në Farkë, e rindërtuar pas tërmetit, më e fortë dhe më e madhe, si të gjitha ndërtesat e tjera që kemi ringritur për të gjitha familjet e prekura.

Argëtim i paparë për fëmijët në këtë fundjavë festash në sheshin “Skënderbej”

“Sa shumë u kënaqëm me shfaqjen “Tre Derrkucët” e Teatrit të Kukullave. Argëtim i paparë për të gjithë fëmijët në këtë fundjavë festash në sheshin “Skënderbej””, shkruan Veliaj.