Zhupa: Kush heton Kë?

221
Çështja politike e këtyre ditëve është ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me vullnetin e shprehur të opozitës dhe bashkëpunimin e amerikanëve nga njëra anë dhe me lojën e mazhorancës nga ana tjetër. Qeveria kaloj një ligj ditën e mërkurë që e kalon BKH në varësi të ministrit të brendshëm. Pse asnjë qytetar dhe as institucion ndërkombëtar nuk mund të jetë pro këtij propozimi ligjor qeveritar? (jo vetëm opozita shqiptare). Këtu kemi dy arsyetime për tu bërë: një që lidhet me kushtetueshmërinë dhe me funksionimin e demokracisë dhe një tjetër që lidhet me qeverisjen aktuale që ka vendi yne.
Byroja nuk është gjë tjetër veçse një organ që i përket pushtetit gjyqësor në vend. Sepse do hetojë çështjet e ndryshme si një njësi më e specializuar dhe me kompetencat e duhura. Sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pushtetet janë të ndara nga njëri -tjetri. Që do të thotë ata duhet të funksionojnë sipas parimit check and balance që njihet botërisht për demokracitë funksionale. As legjislativi, as ekzekutivi dhe as gjyqësori nuk mund të zëvëndësojnë ose të marrin mbi vete kompetenca që i takojnë një pushteti tjetër. Pra qeveria që është pushteti ekazekutiv nuk mund të marr përsipër kontrollimin e organit që bën hetim që është pjesë e kompetencave të gjyqësorit. Ky është një shpjegim kushtetues dhe që lidhet me konceptimin e demokracive funksionale që tregon se Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund të jetë në varësi të qeverisë. Pra edhe sikur të kishim qeverinë më të pakorruptuar, me puritane në botë përsëri nuk mund të pranohej BKH nën varësinë e saj sepse do ishte shkelje e kushtetutës dhe parimeve demokratike të ndarjes së pushteteve.
Arsyetimi i dytë lidhet me një shpjegim më të thjeshtë të asaj që është sipas ligjit të qeverisë BKH. Le ti përgjigjemi pyetjes kush do hetojë kë sipas këtij ligji:
1. Sajmir Tahiri do hetojë Sajmir Tahirin
Sajmir Tahiri është një subjekt për tu hetuar nga Byroja kombëtare e Hetimit. Kush do hetojë mbi përgjegjësinë që ka që makina e tij përdoret për trafik droge, ose që makina e tij është shitur pa u deklaruar. Kush do hetojë për të parë lidhjet e tij dhe marrëdhëniet me Shullazin. Kush do të hetojë për të parë lidhjen me arratisjen e Arben Frrokut vrasësit të kryekomisarit Dritan Lamaj, fshhjen e kërkimit ndërkombëtar për Mark Frrokun, manupulimin e provave për deputetin Armando Prenga, emërimet në krye të policisë etj etj. Jemi bërë treg droge nga më të rrezikshmit dhe askush nuk e merr përgjegjësinë për këtë gjendje. Kush e kontrollon këtë treg që nuk arrihet dot të detektohet nga qeveria, nga ministria e brendshme? Këtë do ta zbuloj vetë qeveria dhe ministria e brendshme se përse nuk e bën punën ministria e brendshme.. Sipas ligjit që qeveria do të kaloj Sajmir Tahiri si subjekt për tu hetuar do hetohet nga Sajmir Tahiri që do jetë në krye të BKH!!!
2. Sajmir Tahiri do hetojë Edi Ramën
Edi Rama si kryeministër i vendit ka shumë çështje që lidhen sidomos me koncensionet për tu hetuar. Është një subjekt për tu hetuar në lidhje me pasurinë e tij të deklaruar ose jo, në lidhje me vilat e tij me paratë e gruas ose jo, në lidhje me paratë nga fondi i ish të dënuarve që i përdor për udhëtime personale, në lidhje me marrëveshjen me CEZ, në lidhje me Skavicën, në lidhje me Crown Agent, në lidhje me ato që priten të jepen si koncensione të paravendosura. Njeriu që drejton qeverinë është subjekt për tu hetuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Pra Sajmir Tahiri është personi që duhet të hetojë Edi Ramën sipas ligjit.
4. Sajmir Tahiri do hetojë Ilir Beqajn
Ilir Beqaj është subjekt për tu hetuar në lidhje me konçensionin e Check Up, në lidhje me konçensionin e hemodializës, në lidhje me konçensionin për setet kirurgjikale, por edhe në lidhje me tenderat e shumtë që ka dhënë ku përfituesit janë ofertuesit më të lartë që rastësisht janë edhe miqtë e partisë ose të tijët. Për shembull subjekt për tu hetuar është edhe në lidhje me denoncimet e emisioni STOP në lidhje me larjen e çarçafëve dhe sa shifra marramëndëse që i binte më lirë ti bleje çdo ditë më të, apo investimi i ministrisë së shëndetësisë prej 5.9 milionë lekësh në kardiologjinë e spitalit të Beratit që ndërkohë është në gjendje të mjerueshme. Këto edhe shumë të tjera duhet ti hetoj BKH, pra Sajmir Tahiri do hetojë edhe Ilir Beqajn.
E kështu me rradhë lista e ministrave, deputetevë dhe e qeveritarëve që janë për tu hetuar në këtë vend është e gjatë. Patjetër që edhe ish zyrtar do të hetohen por nuk mund të lihet në dorë të një hetimi politik që nis dhe mbaron me vullnetin e Ramës të nëpërmjet mekanizmit Tahiri.
E kuptoni sa qesharake dhe e pamundur bëhet edhe konceptimi konkret i një byroje të tillë hetimi. Kush qytetarë mund të ishte dakort me të? Kush ndërkombëtar mund të ishte dakort më të? Askush. A mund ta quash këtë si një arritje dhe luftë kundra korrupsionit?? Do të ishte absurde. Sepse korrupsioni buron më shumë se nga kudo tjetër nga qeverisja dhe të vësh qeverinë si hetuese, është tja falësh korrupsionin.