Zhduken 256 hektarë pyje të Elbasanit

496
Sigal

Tenderi i Qazim Sejdinit, zhduk 256 hektarë pyje të Elbasanit për… 10 milionë
lekë

 

Arjan ZADRIMA

 

Është një tender i bërë për dru për ngrohje, por që nga
brenda bashkisë së Elbasanit, thonë se përveç fituesit, ky të tender ka
“ngrohur” edhe… kryetar Qazimin, i cili masakrën e bërë mbi pyjet në Lunxh, Zaranikë, Shmil, Shpat 1, Shpat 2, F.
Kuqe-Zavalinë e Polis-Vasjan. do ta vazhdojë edhe me 200 hektarë të tjerë në
këto zona dhe në zona të tjera… 

 

Ndoshta, babëzia e shfrenuar që po shfaq së fundi
krye-bashkiaku i Elbasanit, “profesori” i tenderëve Qazim Sejdini, ka lidhje me
faktin që ai është në moshën e pensionit e nuk bëhet “pasha” i bashkisë së
Elbasanit dhe sipas psikologjisë së atyre që janë në ikje e në fund të “pashallëkut”,
përlajnë ç’të munden. Në efektin e kësaj mendësie gjendet edhe Qazim Sejdini i  Elbasanit, ndaj dhe po bën kërdinë në tenderë
të sajuar, të shumtë e në shuma të mëdha për shërbime fiktive e për investime të
përsëritura disa herë në 9 vitet e sundimit të tij në krye të bashkisë së
Elbasanit. Një nga këto raste është tenderi për prerjen e pyjeve në territorin
e pyllëzuar të zonave të kësaj bashkie. Sipas objektit të këtij tenderi, të
maskuar pas nevojës për dru zjarri për ngrohje të banorëve të bashkisë së
Elbasanit, bëhen “hi” qindra sipërfaqe pyjore në zonat e këtij rrethi. Vendimi
që ka marrë “Qazo beu” i Elbasanit, rrafshoi 256.1 hektarë pyje në 8 zona.
Kjo batërdi ndaj pyjeve të mbetura nga masakra e këtyre
25 viteve, tashmë është “vepër” e bashkisë. Kjo masakër mjedisore, që
kryebashkiaku Qazim Sejdini ka nisur edhe ndaj pyjeve, po maskohet pas një neni
të Ligjit Nr. 5/2016, datë 04. 02. 2016 “Për shpalljen e Moratoriumit në Pyje
në Republikën e Shqipërisë”, por që në “republikën” që sundohet prej tenderxhiut
Sejdini, përdoret për “qoka” klienteliste e përfitime. Këtë e tregon fakti, që
tenderi për shfarosjen e  256 hektarë
pyje është 10 milionë lekë. Është një tender që bëhet për dru për ngrohje, por
që sipas informacioneve nga brenda bashkisë së Elbasanit, përveç fituesit të
tenderit, thuhet se ka “ngrohur” edhe… kryetar Qazimin! Kërdia mbi pyjet ka
prekur zonat Lunxh, Zaranikë, Shmil, Shpat
1, Shpat 2, F. Kuqe-Zavalinë dhe Polis-Vasjan. Sipas informacioneve, nën
justifikimin e nevojës për dru zjarri, “druvari” Sejdini ka planifikuar të
zhdukë edhe 200 hektarë të tjerë në këto zona dhe në zona të tjera… 

 

Ja njoftimi i tenderit

 

BASHKIA ELBASAN

 

1. Autoriteti shitës: Bashkia Elbasan adresa: rruga “Qemal Stafa”, nr.tel/fax: (+355) 54 52797 / (+355) 54 52246.

2. Data e zhvillimit të ankandit: 30.11.2016 ora
11:00

3. Lloji i Procedurës së ankandit: “Procedurë e
hapur

4. Objekti i Shitjes: “Shitjen
e lëndës drusore në këmbë për sigurimin e nevojave të banorëve të
bashkisë Elbasan
për ngrohje për sasinë totale prej 14,466 (katërmbëdhjetëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë
e gjashtë) m3.

5. Përshkrim i shkurtër i objektit
të shitjes: Bashkia Elbasan do të shesë në ankand vëllimin e lëndëve
drusore në këmbë, dru zjarri për sigurimin e nevojave të banoreve të Bashkisë
Elbasan për ngrohje”.

6. Vlera fillestare: 8.246.700 (tetë
milionë e dyqind e dyzetë e gjashtëmijë e shtatëqind) lekë pa TVSH.

7. Vendi i zhvillimit të ankandit:  Zyrat e Bashkisë Elbasan, Lagjja
Brigada 17 Sulmuese, rruga Petraq Popa (Godina ish-Konvikti i Shkollës së Muzikës),
Sektori i Prokurimeve, kati III.

Ja zonat dhe sipërfaqet e pyjeve të zhdukura

 

Lunxh:                         24 hektarë

Zaranikë:                     24 hektarë

Shmil:                         6
hektarë

Shpat 1:                       139.5
hektarë

Shpat 2:                       22.6
hektarë

Zavalinë:                     34
hektarë

Polis Vasjan:               6 hektarë

Total:                           256.1 hektarë

 

SHISH “zbulon krimin”, me automjete prodhim i vitit… 1975

 

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT (SHISH)

 

1. Autoriteti shitës: Shërbimi Informativ i Shtetit, rruga: “Kongresi i
Manastirit”

2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit: Procedurë e Hapur.

3. Objekti i Shitjes: Shitje automjetesh (kamiona), me lote.

4. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Kthimi në vlera monetare në
Buxhetin e Shtetit të tre automjeteve, të vlerësuar si të panevojshëm për
institucionin për një periudhë afatgjatë

– Loti I: Benz “UNIMOG” nr. i shasisë: 43511510093392, viti i prodhimit:
1976.

– Loti II: Liaz (Saurrel) MT-6, nr. i shasisë: TNI150261L2DA0084, Viti i
prodhimit: 1986.

– Loti III: “MAN” viti i prodhimit: 1975.

– Vlera fillestare e ankandit: 540 000 lekë, e ndarë përkatësisht sipas
loteve:

– Loti I: 180 000 lekë.

– Loti II: 180 000 lekë.

– Loti III: 180 000lekë.

Një spital në Tiranë”, kërkon shofere urgjence që të mos jetë… pijanece!

 

SPITALI UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI”

Në zbatim të VKM-se Nr. 176 datë 29.03.2006 “Për
botimin e buletinit të njoftimeve publike” dhe Urdhrit të Ministrit të
Shëndetësisë Nr.355 datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve
në spitalet universitare” kërkojmë të botohet njoftimi për vendin e lirë
të punës si më poshtë:

1. Shofere
urgjence para-spitalore

2. Patenta: Klasi “C”

3. Eksperiencë pune: 5 vjet

4. Alkolemia: 0%

5. Kurse trajnimi, për dhënien e ndihmës së
shpejtë të certifikuara.