Zgjedhjet Vendore/ “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, Rama prezanton sloganin “pikant” të PS-së

Blendi Klosi: Zhvillimi urban i Vlorës, prioritet për transformimin e qytetit. Gjiknuri dhe Llatja takime në Bathës: Elbasani do votoi PS. Veliaj: Bashkpunojmë dhe mbjellim pemë

Partia Socialiste çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit. Teksa e gjithë vëmendja u përqendrua te mesazhi i Ramës para 61 kandidatëve të tij, padyshim që ranë në sy edhe disa elemente, siç ishin disa tabela me sloganin e PS; ‘Kurrë më mbrapa, vetëm përpara’. Socialistët e kanë nisur fushatën duke mbjellë pemë, në kontrast të thellë me betonizimin masiv që kanë pësuar qytetet nën administrimin e tyre, veçanërisht kryeqyteti.

NOA

Majko refuzon të dalë në foto, Rama: O Pandi hajde se jemi live, do thonë ‘paskan probleme’

Teksa është çelur zyrtarisht fushata zgjedhore për socialistët, kryeministri Edi Rama ka përfituar për pak çaste që të bëjë edhe foto me kandidatët për kryebashkiakë.

Kreu i PS ndër të tjera nuk i ka kursyer batutat me Bora Muzhaqin dhe Pandeli Majkon, që thotë se janë 3 brezat në PS.

“Mos na e prish o Pandi, se do thonë ka probleme me kryetarin. Ja tre brezat, gjyshi, baba dhe vajza”,- tha Rama, pasi doli në foto me Pandeli Majkon dhe Bora Muzhaqin.

Gjiknuri dhe Llatja takime në Bathës: Votoni PS për të mos lënë në mes punët e nisura në Elbasan

 Numri dy i Partisë Socialiste Gjiknuri foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve vendore ku përballë janë dy alternativa, djali i përkushtuar, i punës Gledi dhe nga ana tjetër një individ që edhe pse shumë vite në politikë, s’ka bërë asgjë për Elbasanin.

“Zgjedhjet e bashkisë janë shumë të rëndësishme për fatin e fshatit dhe fatet tuaja, sepse shumë punë të zonës janë të lidhura me mirëqeverisjen e bashkisë. Ne e kemi djalin tonë që është një djalë që e njeh Elbasanin. Një familje e nderuar, ka eksperiencë tashmë në drejtimin e qytetit, por mbi të gjitha, unë e them kudo dhe do ta them dhe këtu, ai nuk është vetëm. Ai nuk po garon vetëm. Ai po garon si përfaqësues i Partisë Socialiste, si i deleguar direkt i kryeministrit të Shqipërisë, i Qeverisë Shqiptare në Elbasan. Sepse e thashë, punët e Elbasanit nuk mund të mbarohen dot vetëm. Për shumë nevojat tuaja edhe këto investime që po bëhen në fshat siç është rasti i rrugës, për faktin që qeveria kompenson pjesën tjetër me investime për qytetin e Elbasanit apo dhe për zonat rurale, paratë që grumbullon Gledi nga qytetarët i investon në fshat”,- tha Gjiknuri. Numri dy i socialistëve nënvizoi rëndësinë e vijimit të këtij bashkëpunimi të ngushtë mes Bashkisë dhe Qeverisë qëndrore.“Gledi ka meritë, dhe unë këtu jam dëshmitar, ka ditur të balancojë mirë nevojat që ka fshati me qytetin. Është e pamundur që bashkia e Elbasanit t’i bëjë të gjitha vetë, prandaj është shumë e rëndësishme që kandidati i Partisë Socialiste, kryetari i bashkisë aktuale të marrë dhe një mandat tjetër që të gjithë këto punë të nisura të mos i lërë në mes”,- tha ai. Gjiknuri deklaroi se Elbasani nuk ka kohë për të humbur e për të bërë eksperimente politike me alternative, të cilat janë provuar se janë humbëse. “Edhe për këshilltarët. Mos e hidhni votën dëm dhe në atë drejtim, por votoni këshilltarët e Partisë Socialiste. Unë them zgjedhja është shumë e qartë, kush e do zhvillimin e Elbasanit, ecjen përpara, votoni Gledin dhe Partinë Socialiste”,- përfundoi Gjiknuri.

Blendi Klosi: Zhvillimi urban i Vlorës, prioritet për transformimin e qytetit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Blendi Klosi së bashku me kandidatin për bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha ka zhvilluar takime me anëtarët e strukturës. Ai në një reagim shprehet se zhvillimi i qëndrueshëm urban është një ndër prioritetet.

Me anëtarët e strukturës së Partisë Socialiste të Rajonit 3, të cilët ishin shumë të motivuar për të vazhduar punën e mirë dhe transformuar qytetin tonë.

Diskutuam mbi ide të ndryshme inovative dhe progresive, si zhvillimi i qëndrueshëm urban, krijimi i më shumë hapësirave të gjelbërta dhe përmirësimin e infrastrukturës publike. Ky është ndryshimi që qyteti ynë ka nevojë, dhe jam krenar që do të punoj në krah të ekipit të Rajonit 3 për ta bërë këtë të mundur!