Zgjedhjet në Serbi, Presidenti Begaj mesazh shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje në votime: Moment i rëndësishëm për përfaqësimit tuaj politik

38
Presidenti Bajram Begaj, u është drejtuar me një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës në lidhje me zgjedhjet parlamentare të ditës së diel (17 dhjetor) në Serbi.
Sigal

Begaj u bën thirrje për pjesëmarrje në votime dhe u kërkon që të votojnë kandidatin e tyre të preferuar për t’i përfaqësuar në Kuvend.

“Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!

Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.

Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.

Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë  në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”, shkruan Begaj.

Kujtojmë se këtë fundjavë votuesit në Serbi, për herë të tretë brenda katër viteve do t’u drejtohen kutive te votimit.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës.

Për 250 vendet e Parlamentit serb, do të garojnë 18 lista me më shumë se 2.800 kandidatë.