Ngjarja në Athinë, dëshmon njëri nga grekët e plagosur: Nuk i njihnim, reagova kur shoferi futi xhipin në pellgun me ujë dhe na lagu

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku një person që dyshohet se është shqiptar ka qëlluar me armë zjarri ndaj disa të rinjve grekë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku person gjakftohtë nxjerr armën dhe qëllon  mbi tre persona, të cilat ndodhen në spital.

Sigal

Skai.gr shkruan se dy personat që janë konfliktuar me disa të rinj nga Kreta janë pjesë e një “bande” shqiptarësh, që janë aktivë në qendër të Athinës dhe në Gazi.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e një prej personave të plagosur, i cili ndodhet në spital.

“Ne nuk i njihnim dhe nuk kishim ndonjë mosmarrëveshje me ta,” ka thënë në polici i plagosuri.

Sipas burimeve policore, i plagosuri ka dëshmuar gjithashtu se “grupi i tij nuk ka bërë asnjë lëvizje për të “provokuar” zemërimin e shoferit dhe  pasagjerit të makinës, por thjesht reagoi kur shoferi futi xhipin në një pellg me ujë duke i lagur ata”.

Megjithatë, referuar pamjeve filmike media greke ngre pyetjen: A janë takuar rastësisht, apo kanë pasur ndonjë konflikt më parë në lokalin ku të rinjtë nga Kreta ishin duke u argëtuar.