Skandali me oksigjenin spitalor/ Zbardhet skema se si bashkëpunojnë kompanitë monopol të oksigjenit, ku në Shqipëri e shesin me 170 lekë litrin, kurse në Maqendoni me 65 lekë

294
Sigal

 Pacientët po japin shpirt, shteti hesh matrapazët mbushin xhepat

 

 Shqipëria është e zhytur në një krizë të thellë ekonomike, spitalet  ndonjherë nuk kanë as oksigjen për pacientët, ndërkohë  zyrtarët e kthyer treg monopoli për xhepat e tyre duke  “garuar” me veten dhe automatikisht  shpallen edhe fituese

 

Bombolat me oksigjen janë më të kërkuarat aktualisht në tregun e Covid këto kohë. Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore.

Skandali i oksigjenit spitalor merr përmasa të mëdha, pasi dy firmat që operojnë në Shqipëri, GTS-ja dhe MESSER bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, duke e kthyer këtë treg në një monopol të mirëfilltë.

Ne kemi denoncuar me dhjetëra herë tenderat e kryera nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitalet Universitarë, Spitalet Rajonalë dhe Spitalet Lokalë, ku të gjitha tenderat, janë fituar nga këto dy firma, të cilat bëjnë rotacion.

Përshembull, nëse QSUT hap tenderin për oksigjen bën ofertë vetëm një prej këtyre firmave, e cila automatikisht edhe fiton. Por, në këto radhë, do të ndalemi tek çmimi që paguajnë spitalet shtetërore për 1 litër oksigjen spitalor.

Disa javë më parë, Spitali Memorial i Fierit bëri një tender, ku ndër to ka qenë edhe oksigjen spitalor, me një fond prej 33.920.640 lekë ose 279,642 euro pa TVSH. Në tender ka marrë pjesë vetëm GTS-ja e Besnik Halilit, bashkëjetuesit të Luneda Sufalit, drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.

Emri i Nikut doli në përgjimet italiane, ku disa grupe mafioze italiane e përmendnin për t’u mbaruar punë në Shqipëri. Kjo firmë, pra GTS-ja, ofroi një vlerë prej 33,901,840 lekë për këtë tender, ose sa 99.9 % e fondit të akorduar. Normalisht, “garoi” me veten dhe automatikisht u shpall edhe fituese. Drejtoresha e këtij institucioni, Rudina Degjoni, i lidhi kontratën në muajin janar 2022 sipas boldneës.

Sipas dokumentit të mësipërm, Spitali Memorial i Fierit ka lidhur kontratën me GTS-në e Nikut. Por, ajo që bie në sy është çmimi për një litër oksigjen spitalor, i cili është 170.04 lekë/litri, pa TVSH ose 1.4 euro. Duke qenë tender pa gaz, oferta e Nikut u shpall edhe fituese, teksa kanë filluar edhe zbatimi i kësaj kontrate, ku autobotë të GTS-së kanë mbushur me gaz mjekësor këtë spital, të ndërtuar si “donacion” i shtetit turk, i cili mori mbrapsht disa tendera nga qeveria shqiptare si tuneli i Llogorasë dhe Aeroporti i Vlorës.

Më sipër faktuam se Spitali Memorial i Fierit e kishte faturuar 1 litër gaz mjekësor me një çmim prej 170 lekë për litër. Po në vendet e rajonit sa është?! Në redaksinë mbërritën disa dokumente, të cilat vërtetojnë e 1 litër oksigjen në Maqedoninë e Veriut blihet nga spitalet publike me një çmim prej 65 lekë për litër. Pra, rreth 3 herë më lart se në Shqipëri!

Por, përse ndodh kjo?! Natyrisht, tregu Maqedonas është i lirë dhe cilado firmë vendase, apo e huaj mund të marrë pjesë dhe të bëjë ofertë. Siç e shikoni edhe nga dokumenti, Spitali Shtetëror i Shkupit ka lidhur kontratë me firmën MESSER, e njëjta që në Shqipëri “bashkëpunon” me GTS-në dhe çmimin e vendos bashkë me firmën e Nikut.