Zgjedhjet në PD, Basha “thyen” rekordin, fiton bindshëm ndaj Selamit. Ja çfarë thonë kritikët

464
Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike. Eduard Selami i uron fitoren dhe siguron se do të punojë për të forcuar partinë. Kritikët lumë akuzash dhe ironie
Lulzim Basha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike, pas numërimit të 73 kutive, 53931 vota ishin për Bashën, ndërsa 5136 për Selamin, ku kreu i ri siguroi 48795 vota më shumë. Nga të dhënat e Komisionit të operacioneve elektorale, bëhet me dije se Basha ka fituar në të gjitha njësitë, madje edhe në Njësinë 2 në Tiranë, e cila është dega e zotit Selami, ku Basha mori 551 vota, ndërsa Selami 44 vota. Sipas të dhënave, Basha ka siguruar 20 mijë vota më shumë sesa në vitin 2013, duke rikonfirmuar kështu bindshëm pozicionin pas zërave kritikë brenda demokratëve. Rezultati për dy kandidatët u shpall në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Dhe pikërisht pas këtij njoftimi të bërë nga kryetari i Komisionit Operacional Elektoral Jemin Gjana, në Partinë Demokratike nuk pati asnjë lëvizje. Të gjithë u larguan të qetë. Më pas një betejë e fortë rinisi nga kritikët në rrjetet sociale. Ata kundërshtuan mënyrën sesi Basha arriti fitoren, madje pati edhe nga ata të cilët shfaqën me video anëtarë që votonin nga dy herë. Votimi për kryetarin e Partisë Demokratike u zhvillua në 64 degë. Ndërkohë ai u hap në orën 08:00 të mëngjesit të së shtunës për tu mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes. Pas këtij momenti të gjitha kutitë u grumbulluan në Selinë e Partisë demokratike në Tiranë, për t’iu nënshtruar procesit të numërimit. Por edhe gjatë së shtunës, nuk ka qenë një ditë e qetë. Ka pasur kontestime si nga kritikët, ashtu edhe nga kandidati që humbi garën Eduard Selami. Ky i fundit deklaroi gjatë së shtunës se procesi ishte manipuluar dhe se në shumë qendra ku kryhej votimi kishte qenë e varur në mur një foto e Bashës. Po kështu Selami u shpreh se gara nuk ka qenë e barabartë. 
Selami: E pranoj Humbjen, do vazhdoj të punoj
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami pas humbjes së garës përballë Lulzim Bashës, del publikisht për herë të parë në media. Selami, pasi pësoi një disfatë të thellë me një disavantazh të madh votash, tha se e uroi kundërshtarin dhe se pranoi humbjen. Selami është shprehur se edhe pse ka marrë këtë rezultat do të vazhdojë që të kontribuoj për Partinë Demokratike.“Jam një hap para forcimit të Partisë Demokratike. Më lejoni të falënderoj të gjithë ata që votuan në këto zgjedhje, që u morën me zgjedhjet, që u morën me vizionin tonë. Kjo është demokracia dhe ka një votim. E kam telefonuar Zotin Basha dhe i urova fitoren. Jam gati për bashkëpunim. Pavarësisht rezultatit do kontribuoj për ngritjen e PD. Gara ishte e pabarabartë, por do vijoj kontributin tim në PD” u shpreh ai Selami nga selia blu.
Ja cilat janë rezultatet e votave në çdo degë
Këlcyrë, Basha 243 vota, Selami 39
Poliçan, 142 , Selami 18
Skrapar, 94, Selami 32
Berat, Basha 542, Selami 181
Pogradec, Basha 690, Selami 42
Tropojë , Basha 513, Selami 58
Kuçovë, Basha 281, Selami 125
Gramsh, Basha 362, Selami 62
Devoll, Basha 1364, Selami 171
Mirditë, Basha 599, Selami 88
Paskuqan, Basha 937, Selami 72
Bulqizë, Basha 1270, Selami 38
Tiranë, Basha 1319, Selami 142
Kolonjë, Basha 434, Selami 79 
Përrenjas, Basha 304, Selami 42
Shkodër, Basha 1890, Selami 113
Malësi e madhe, Basha 1323, Selami 22
Dibër, Basha 1090, Selami 173
Njësia 9 Tiranë, Basha 609, Selami 74
Pukë, Basha 544, Selami 44
Mat, Basha 986, Selami 126
Përmet, Basha 260, Selmi 17
Gjirokastër, Basha 1096, Selami 129
Kukës, Basha 403, Selami 55
Delvinë, Basha 245, selami 16
Himarë, Basha 84, Selami 40
Vau i Dejës, Basha 696, Selami 25
Hasi, Basha 599, Selami 63
Njësia 7 Tiranë, Basha 817, Selami 77
Kavajë, Basha 1199, Selami 19
Memaliaj, Basha 347, selmi 10
Selenicë, Basha 441, Selami 83
Njësia 8 Tiranë, Basha 1222, Selami 126
Maliq, Basha 1322, Selami 275
Kurbin, Basha 1149, Selami 68
Patos, Basha 570, Selami 68
Krujë, Basha 473, Selami 43
Ura Vajgurore, Basha 485, Selami 33
Njësia 5 Tiranë, Basha 1115, Selami 19
Tepelenë, Basha 213, Selami 15
Rrogozhinë, Basha 713, Selami 33
Fushë Krujë, Basha 467, Selami 52
Fier, Basha 1857, Selami 183
Njësia 13 Tiranë, Basha 553, Selami 96
Njësia 10 Tiranë, Basha 277, Selami 25
Peqin, Basha 540, Selami 15
Njësia 2 Tiranë, Basha 551, Selami 44
Korçë, Basha 1349, Selami 127
Belsh, Basha 458, Selami 6
Mallakastër, Basha 536, Selami 95
Shijak, Basha 518, Selami 24
Njësia 1 Tiranë, Basha 678, Selami 20
Njësia 3 Tiranë, Basha 4911, Selami 44
Roskovec, Basha 487, Selami 34
Lezhë, Basha 1789, Selami 104
Sarandë, Basha 322, Selami 70
Elbasan, Basha 1334, Selami 129
Vlorë, Basha 963, Selami 132
Librazhd, Basha 543, Selami 66
Njësia 14 Tiranë, Basha 453, Selami 58
Kamëz, Basha 4068, Selami 228
Vorë, Basha 492, Selami 73
Lushnjë, Basha 1512, Selami 135
Durrës, Basha 1386, Selami 144
Njësia 6 Tiranë, Basha 1333, Selmi 40
Njësia 4 Tiranë, Basha 1292, Selmi 183 
Shifrat, ja sa anëtarë votuan në të gjithë vendin
Komisioni i operacioneve elektorale pas zgjedhjeve bëri publike të dhënat përfundimtare të pjesëmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit. Në total, në të 12 qarqet e vendit, votuan 59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 4470 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 5948 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 5545 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 2363 votues, nga 3587 anëtarë.
Sigal